Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Vlorë, teksa ishte në këtë qytet në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se me hyrjen e vendit në BE, vendi do të jetë një vend i ri. Ai u kërkoi të rinjve, që të votonin PS dhe gjithashtu të çonin para kutive të votimit më 11 maj, sa më shumë votues që votojnë për herë të parë.
'Vendi juaj do të jetë i madh sa BE dhe BE do të jetë aq e vogël sa është Shqipëria. Si sot ju merrni makinën dhe niseni për në Shkodër dhe askush nuk ju ndalon dhe s’ju thotë se çfarë po bënë këtu. E njëjta gjë do të ndodh me Shqipërinë në BE, Shqipëria në BE është një Shqipëri e re. Sot ne jemi një hap larg BE, dhe kemi bekimin që jemi në mes të Europës. Ato që vendi fiton duke hyrë në BE janë gjëra që ne ndryshe si fitojmë dot', tha ai.
Rama tha se në zgjedhjet e 11 majit vendoset e ardhmja e Shqipërisë, jo vetëm se kush forcë politike do të qeverisë vendin dhe kush do të qëndrojë në opozitë.
'Jam i bindur se këtu skuadra e PS për të bindur dhe për të sjellë sa më shumë votues të parë, vajza dhe djem në kutitë e votimit më 11 maj, dua t’u them shumë pak fjalë. Nuk qëllon gjithmonë që të shkojë në një palë zgjedhje ku ajo çfarë vendoset është shumë më e madhe sesa një forcë që qeveris, apo një forcë që qëndron në opozitë.
Ka shumë pak raste që zgjedhjet koicidojnë me historinë, ashtu siç koicidoi më 1992, duke shkuar masivisht në votim. Duke e zgjedhur masivisht PD si forca që e mishëronte kalimin nga një epokë tjetër. Ashtu siç ju ka ardhur ju momenti, ku jo vetëm të zgjidhni PS, por për të përcaktuar drejtimin e vendit, që Shqipëria të mos humbasë asnjë ditë, asnjë orë, të anëtarësohet ne BE duke mbyllur negociata në 2027. Rrallë koicidon që një palë zgjedhje të jenë edhe drejtpërdrejt personale. Ajo që është personale është se me votën e 11 majit të gjithë të rinjtë që do marrin pjesë në zgjedhje, do të vendosin duke votuar PS, kahas faktit që Shqipëria të anëtarësohet në BE të marrin pasaportën europiane', tha ai.
Komente

Sot, 27 Prill, bera prape simulimet komputerike te modeleve matematikore per rezultatet e zgjedhjeve dhe keto jane konkluzionet: 1) Ka pak ulje te PD-se (-2%) dhe kjo si rezultat i fushates me probleme 2) Ka rritje te PS (+1%), me se shumti nga vota kapilare qe kandidatet e PS po marrin ne terren si dhe fushata e PS 3) Partite e vogla po stabilizohen ne nivelin e 15% 4) Vetem PSD mund te marri mandate jashte Tiranes, ne Shkoder. 5) Euroatlantiket e Bashes jane shume afer (probabiliteti 55%) per nje mandat ne Shkoder dhe me P40% mandat ne Tirane 6) Partite e reja dhe Koalicionet e vogla kane shance te marrin nga 1-2 mandate ne Tirane 7) Vota e diaspores po shkon me shume nga PS, deri me sot 60% e diaspores kane votuar per PS (kjo sipas nje simulimi exit poll per ata qe kane votuar deri tani, rreth 100,000 veta) 8) Per here te pare modelet nxjerrin PS parti te pare ne Shkoder, me nje vote popullore prej 35-42% dhe rritje konstante gjate tre javeve te fundit. Ka shume mundesi qe kjo te jete edhe me e madhe, por modelet nuk kane arritur te kapin ata njerez qe kane frike te deklarojne voten e tyre 9) Me nje probabilitet prej 50-60% PS eshte parti e pare ne Shkoder, Lezhe, Diber dhe Kukes 10) Me nje probabilitet prej 90% PS eshte parti e pare ne 8 qarqet e tjera Nqs zgjedhjet beheshin sot, per PS do kemi a) 50-52% e votes popullore me probabilitet 90%, P90 b) 52-54% e votes popullore me probabilitet 55%, P50 b) 54-57% e votes popullore me probabilitet 20%, P10 a) 75-78 mandate me probabilitet 90%, P90 b) 79-84 me probabilitet 50%, P50 b) 85-90 mandate me probabilitet 10%, P10 Marzhi i gabimit nga keto modele eshte shume i vogel, 1%
Përgjigju