Kryesocialisti Edi Rama, në një takim që zhvilloi me qytetarët në Burrel, u shpreh se zona do të kthehet në ndër më të preferuarat për t’u vizituar edhe për shkak të distancës së shkurtuar me rrugën e Arbrit. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të investojnë sa më shpejt në këtë zonë, pasi më vonë, do të jetë më shtrenjtë.
“Durrësi ka detin, kjo zonë ka malet dhe pyjet e mahnitshme. Kështu që unë jua them miqve të mi nga Dibra, blini ca të mundeni sot se nesër s’do të blini dot. Jam i bindur që tani kanë filluar të ndihen efektet në vlerën e apartamenteve edhe këtu edhe në Peshkopi”, u shpreh Rama.
Rama tha se më 11 Maj qytetarët do të përcaktojnë fatin e vendit në 30 vitet e ardhshme. Ironizoi edhe opozitën teksa tha se ata kanë treguar se partinë e kanë për sherr, ndërsa socialistët për të punuar.
“Më 11 maj kemi takim me historinë në kuptimin më të plotë të fjalës. Zakonisht zgjedhjet janë të rëndësishme, por ka raste që përcaktojnë jo thjesht kush qeveris për 4 vjet, po ku do të jetë vendi në 30 vitet e ardhshme”.
I ndalur te paketa sociale, Rama përmendi se po 'rikonceptojnë' programin për bonusin e bebes. Ai tha se nga viti 2026, bonusi nuk do të jepet më me çek, por me pagesa mujore për një periudhë 2, 3 dhe 5-vjeçare në varësi të numrit të fëmijëve që ka familja. Ai premtoi gjithashtu edhe dyfishim të mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta.
"Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga 2026, dhe në vend të ndihmës financiare me çek, ecim me skemë tjetër më të avancuar sipas numrit të fëmijëve, me pagesa mujore dy vjeçare 3 dhe 5 vjeçare. Sipas numrit të fëmijëve, kush bën më shumë do t’i rrimë më afër më shumë.", tha Rama duke shtuar se një betejë mbeten edhe pensionet.
Nga Burreli ku zhvilloi një takim me qytetarët, kryesocialisti Edi Rama tha se më 11 Maj do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme. Ai tha se nëse nuk votojnë për PS, mund të kthehemi vite pas. Nuk kurseu as ironinë për Sali Berishën teksa tha se është e pakonceptueshme të dërgohet ‘bufi i kënetës’ për negociatat.
"Më 11 maj, ne kemi takim me historinë në kuptimin më të plotë të fjalës. Zakonisht zgjedhjet janë të rëndësishme të gjitha, por ka raste që nuk janë vetëm kaq. Ka raste që përcaktojnë jo thjesht kush qeveris për 4 vjet, po ku do të jetë vendi në 30 vitet e ardhshme. E them pa ekzagjerim që në 11 maj mund të luhen 30 vite se sot BE e ka hapur derën për Shqipërinë sepse nuk kishin vullnet të plotë për të përshpejtuar ata që ata e quajnë zgjerimi, për mua është ribashkimi.
Të imagjinosh e të çosh bufin e kënetës të bësh negociata është e konceptueshme. Sa t’ju kujtohet se kush është mbaroi filmi i Shqipërisë. Nga 2011 në 2013, nuk ka shkelur njeri në Tiranë. Ne në datën 16 maj presim gjithë Evropën. Por edhe sikur të mos ishte bufi, por unë në anën tjetër, 2027 do të thotë që ne të negociojmë dhe punojmë çdo ditë. Vetëm fakti që do 6 muaj që të rifillojë puna, nuk arrihet afati. Kur nuk arrihet ai afat, fillon një avaz tjetër. Kjo është e thënë thjesht se ata sot e kanë hapur derën edhe për arsyet e tyre. Tani pse duhet të diskutojmë dhe të zgjasim kaq shumë muhabetin për diçka që në fund të ditës edhe shqiptari më i paafrueshëm politikisht ndaj nesh, në fund të ditës duke votuar për ne mbyll hundën dhe ta vërë kryqin te 5 ose nuk do ta vërë te 5 se është Rama, të gjejë një njeri të mirë në gjithë ato emra që ka lista, ta vërë te një njeri tjetër dhe të marrë pasaportën.”, u shpreh Rama.
Më tej, ai tha se të tjerët kanë treguar se e kanë partinë për sherr.
“Historia ka treguar se demokratët partinë e tyre e kanë për sherr, për punë kanë partinë tonë. Jo për punë për Shqipërinë por edhe për veten e vet. Keni parë se nëpër kantiere më dalin ndërtues demokratë, se këta thonë oligarkët. Dalin atje, votën kundër gjithmonë por punën me ne. Ndoshta votën kanë filluar të na e japin ne se tani janë forcuar, nuk janë më me dy gishta”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit që po mban në Burrel, tha se po ‘rikonceptojnë’ programin e bonusit të bebes. Sipas tij, duke filluar nga viti 2026, do të veprojnë me një skemë tjetër, që në vend të ndihmës financiare me çek, të veprojnë me pagesa mujore për një periudhë dy, tre dhe pesë vjeçare, në bazë të numrit të fëmijëve.
“Do t’i thellojmë duke synuar e para hapjen e më shumë rrugëve për nxitjen e punësimit dhe nxjerrjen nga ndihma ekonomike të atyre që janë të aftë për punë. Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi speciale, dhe nënat e tyre. Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga 2026, dhe në vend të ndihmës financiare me çek, ecim me skemë tjetër më të avancuar sipas numrit të fëmijëve, me pagesa mujore dy vjeçare 3 dhe 5 vjeçare. Sipas numrit të fëmijëve, kush bën më shumë do t’i rrimë më afër më shumë. Kemi bërë projektin dhe kemi 20 ndërmarrje sociale për punësimit e grave që është shumë i rëndësishëm.”, u shpreh Rama.
Rama u ndal edhe te pensionet, duke pranuar se mbetet një betejë kryesore. Ai tha se janë realist dhe jo si të tjerët që premtojnë përralla.
"Betejë kryesore janë pensionet. S’kemi dashur të tregojmë përralla, për këtë ka të tjerë që janë më të zot. E sigurt që s’ka gjë në dorë dhe s’do të ketë gjë në dorë. Nga ana tjetër, është e qartë për ne që viktimat e politikës absurde dhe kriminale me pensionet dhe pensionistët deri kur bëmë reformën që sot nuk përfitojnë pension dinjitoz, ndërkohë që ata kanë dalë dhe dalin në pension pas reformës, kanë pensione të tjera. Kjo gjë nuk përmendet. Nuk u bë politikë pensionesh por një çmenduri dhe u nxorën njerëzit në pension 40 vjeç, u vu një tavan pensioni më i lartë 200 mijë dhe s’kishte më rëndësi nëse kishe paguar sigurime, s’e kaloje 200 mijë lekëshin”, u shpreh Rama.
Komente
