Foto gjatë takimit të sotëm mes kyetarit të LVV-së dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett

Kryetari i LVV-së Albin Kurti takim me ambasadorin amerikan në Kosovë: Së shpejti do të kemi qeverinë e re! Do të thellojmë marrëdhëniet bilaterale mes 2 vendeve

16 Shkurt 2021, 13:46| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 13:59

  • Share

KOSOVË- Kryetari i LVV-së Albin Kurti, partisë fituese në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë është takuar ditën e sotme me ambasadorin e SHBA-së në vend, Philip Kosnett.

LVV-ja përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën më dije se Albin Kurti gjatë takimit, ka shprehur bindjen se Kosova së shpejti do të ketë qeverinë e re.

Ai gjatë takimit foli edhe lidhur mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona.

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twittter, ka uruar LVV-në për fitoren duke shtuar se gjatë takimit diskutuan edhe lidhur me hapat e Kosovës në vazhdim.

“Ne i nxisim palët të punojnë shpejt për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, shkruan ai në postim.

“Ishte kënaqësi te takoja Albin Kurtin dhe të uroja Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj dhe të diskutonim lidhur me hapat e Kosovës në vazhdim. Ne i nxisim palët të punojnë shpejt për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, shkruan ai në postim. .

Ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë takimit ka qenë maska anti-COVID e ambasadorin, e cila kishte flamurin e SHBA-së dhe të Kosovës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?