Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Kosova & Rajoni

Kryetarja e Grupit parlamentar të LVV, Kusari-Lila: Së pari seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, më pas ajo për presidentin, kemi siguruar shumicën

2 Prill 2021, 15:50| Përditesimi: 2 Prill 2021, 15:53

  • Share

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një deklaratë për mediat tha se së pasi do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, e nëse arrihet kuorumi i caktuar atëherë do të caktohet edhe ajo për presidentin e ri.

“Kryesia e Kuvendit do të trajtojë amandamentin për Ligjin për Zgjedhjet në mbledhjen e radhës. Ne kemi kërkuar që seancën e parë të jashtëzakonshme ta kemi sot, me pikën e vetme për amanadmentin për Ligjin për Zgjedhje. Nga procesi I fundit zgjedhor kemi parë një mobilizim të madh të mërgatës por ai vullnet nuk është përkthyer në futjen e rezultatit përfundimtar zgjedhor. Ne kemi dhënë premtimin kryesor që Ligji i Zgjedhjeve do të ketë prioritet që do të prek këtë pjesë. Kandidatja e parë për presidente është Vjosa Osmani dhe kandidati i dytë është Nasuf Bejta dy kërkesat janë protokolluar pranë sekretarisë së Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

“Nëse kjo përfundon brenda pak orëve, ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën e radhës për votimin e presidentit të Kosovës”, tha ajo.

Pavarësiht se prioriteti është seanca për amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje, Kusari-Lila tha se LVV ka marrë konfirmimin nga 80 deputet se do të marrin pjesë në proces për votimin e Vjosa Osmanit.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë që kjo parti ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit presidente, shkruan Gazeta Express.

“Kemi konfirmimin që janë 80 deputetë që vullnetshëm do të marrin pjesë në votimin e presidentit. Nuk e dimë se si do të votojnë ata”, ka thënë më tutje ajo.


Lajmi kryesor:

Vetëvendosje mbledh nënshkrimet e nevojshme, mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?