Ushtria izraelite ka njoftuar se Kryqi i Kuq është nisur për të marrë trupat e disa pengjeve izraelitë që kanë vdekur gjatë mbajtjes së tyre nga grupet militante palestineze në Gaza.
“Sipas informacioneve të marra, Kryqi i Kuq është në rrugë drejt pikës së takimit në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku disa arkivole me trupat e pengjeve të vdekur do t’u dorëzohen atyre për t’u marrë në kujdes,” thuhet në deklaratën e përbashkët të ushtrisë izraelite dhe agjencisë së sigurisë Shin Bet.
Krahun i armatosur i Hamasit kishte njoftuar më herët se sot do të dorëzonte vetëm katër trupa nga 28 personat që mbahen në Gaza.
Lajmi kryesor:
Izraeli dhe Hamasi shkëmbejnë pengjet dhe të burgosurit pas 738 ditësh! Trump: Nis epoka e artë për Lindjen e Mesme! Netanyahu: Je miku më i madh i vendit tonë
K.M/ReportTv.al