Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) fitoi akses për të vizituar të burgosurit e luftës ukrainase dhe ruse javën e kaluar dhe më shumë vizita janë planifikuar në atë që e përshkroi në një deklaratë të enjten si "progres i rëndësishëm".
Pas vizitës, ata do njoftojnë familjarët e tyre për gjendjen e tyre shëndetësore, raportojnë mediat e huaja.
"Pritja ime është që këto vizita të çojnë në akses më të rregullt për të gjithë të burgosurit e luftës", citon deklarata të ketë thënë presidentja e ICRC, Mirjana Spoljariç.
Gjithashtu, në deklaratën e KNKK-së thuhet se vizitat e fundit janë përparim i rëndësishëm, dhe se atyre u duhet t'i jepet akses i papenguar për të parë të gjithë të burgosurit e luftës në mënyrë të përsëritur dhe privatisht, kudo që ata mbahen.
Ndihma në Ukrainë nuk është dhënë gjithmonë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar në të kaluarën KNKK-në për mosveprim.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha muajin e kaluar se vëzhguesve të saj nuk u ishte lejuar qasja tek të burgosurit e luftës ukrainas të mbajtur nga Rusia.
KNKK nuk pranoi të jepte detaje mbi numrin e saktë të të burgosurve dhe as vendndodhjet e qendrave të paraburgimit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Rusia po hedh raketa në uzinën e Zaporizhizhia! Putin: Do godasim sërish infrastrukturën
S.S/ReportTv.al