Policia në Ksamil

Siguria gjatë sezonit turistik/ Po lundronte pa dokumente, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi i skafit në Ksamil! Bllokohen 7 mjete në një javë

28 Maj 2023, 09:51| Përditesimi: 28 Maj 2023, 10:16

  • Share

KSAMIL- Një skaf është bllokuar nga policia në Ksamil pasi drejtuesi i tij lundronte pa dokumentet përkatëse. Policia gjithashtu e ka ndëshkuar me 10 mijë lekë gjobë.

Në saj të sigurisë gjatë sezonit turistik, blutë e Vlorës kanë bllokuar vetëm gjatë kësaj jave 7 mjete lundruese të cilat janë ndëshkuar edhe me gjobë. Mjetet lundruese do të vijojnë të jenë të bllokuar deri në pagesën e gjobës dhe plotësimin e dokumenteve

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Kujtojmë se siguria gjatë sezonit turistik ka qenë në vëmendje, por kulmoi pas tragjedisë në brigjet e detit jon, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një skaf, teksa po lahej në det.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 01/06/2023 08:03

    Si çdo vit masat do te jene ne maksimun ne shtator. Duke filluar nga tetori nuk do te kete ma asnje humbje jete ne det.

    Përgjigju
  • Or tej: 28/05/2023 10:28

    Ja do shohim sivjet tek shkembi i kavajes a do kemi skafe qe rrine te parkuara gjithe sezonin ne uje sikur ta kene edhe detin nen pronesi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?