Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar afër plazhit me Jet Ski, 100 mijë lekë gjobë pronarit, bllokohet dhe mjeti (VIDEO)

12 Gusht, 18:57| Përditesimi: 12 Gusht, 19:01

  • Share

Ksamil- Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, ndëshkohet me masë administrative 100 mijë lekë pronari i mjetit lundrues dhe i bllokohet mjeti nga Policia Kufitare.

Policia e Sarandës ka vijuar patrullimet e vijës bregdetare me mjetet e saj për evidentimin dhe ndëshkimin e kundravajtësve që kërcënojnë deri sigurinë e pushuesve.

Ndërhyrja e radhës është bërë në plazhin e Ksamilit, ku pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata. Pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.

“Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D., ndaj të cilit u vendos masa administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c, “Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke lundruar në zonat e ndaluara”,  të Ligjit nr. 43/2020, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues”, informoi sot policia vendore.

Policia Kufitare apeloi për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që “të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të qëndrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për lundrim”.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?