Plazhi i Ksamili

Ksamil/Pushuesi rumun hidhet me kokë në det, pëson dëmtime të rënda! Niset drejt Traumës

14 Gusht 2022, 14:22| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 14:47

  • Share

KSAMIL- Një pushues rumun është dëmtuar rëndë ditën e sotme, pasi është hedhur me kokë në det. Incidenti është shënuar në plazhin e Ksamilit, ndërsa pushuesi është dërhuar menjëherë drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se ka mbetur i plagosur Catälin – Dumitru Macanu 38-vjeç, ndërsa mjekët pas hedhjes kanë konstatuar frakturë në pjesën e qafës dhe paralizë të gjymtyrëve.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe pak ditë më parë në Sarandë, ku një 28-vjeçar është hedhur nga trampolina në det dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Report Tv ka sjell në vëmendje se si eksperimentimet me sportet ujore po iu kushtojnë shumë të rinjve. Në spitalin Universitar të Traumës, sezoni veror ka sjell rritje të numrit të traumave për shkak të sporteve ujore. Aktualisht, rasti më i rëndë është i një të riu 16 vjeç  i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur i paralizuar për gjithë jetën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?