Emigrantët që u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdar, pasi është bllokuar gjatë mbrëmjes së të martës, kanë rrëfyer për ‘KOHËN’ se janë sulmuar me shok-bombë nga persona që qëndruan në barrikada.
“Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një shok-bombë në drejtim tonin”, ka thënë V.Z.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës.
Lajmi kryesor:
19 ditë barrikada, mbyllet kufiri edhe në Merdarë! Kurti: S'negociojmë me kriminelë! Lirohet ish polici serb! SHBA-ja dhe BE: Po punojmë për zgjidhje politike
M.Q./ReportTv.al