Mbyllja e fundjavës dhe rikthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare drejt Tiranës apo edhe pikës doganore të Morinës ka sjellë një bllokim të akseve kryesore në vend dhe trafik të rënduar, ku radhët e mjeteve janë të gjata, ndërsa lëviza e tyre bëhet shumë ngadalë.
Në një video siguruar nga Shqiptarja.com në sektorin Rinia në Durrës, pasditen e sotme ka pasur një radhë të gjatë makinash prej 2 kilometrash, të cilat thuajse nuk lëviznin nga vendi ose ecja e tyre në autokolonë ishte shumë e ngadaltë, duke bërë që shumica e njerëzve të dalin dhe të ecin në këmbë për shkak të bllokimit në rrugë.
Trafik të rënduar sipas dhe të dhënave të policisë, ka në aksin Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje.
Trafik i rënduar ku lëvizja e mjeteve është tepër i ngadaltë paraqitet edhe në aksin Gjiri i Lalzit - nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë. Aksi kompleksi Lura - Armathe ka ngarkesë maksimale ku mjetet lëvizin shumë ngadalë.
Lëvizje e shtuar automjetesh ka edhe në rrethrrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhdi për në drejtim të Tiranës.
Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut., ndërsa hyrja në Tiranë është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme.
Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime, ndërsa ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.
Trafiku i rënduar i mjeteve ka qenë edhe gjatë ditës ku shumë qytetarë kanë nisur pushimet dhe i janë drejtuar zonave bregdetare.
Përfundimi i fundjavës ka sjellë sërish fluks të lartë makinash në të pikën doganore me Kosovën, atë të Morinës.
Radhët kilometrike të makinave që presin të hyjnë në Kosovë, pasi kanë kaluar pushimet apo fundjavën në bregdetin shqiptar, janë shfaqur në pikën doganore.
Në hyrje të doganës pala kosovare bën matjen e temperaturës për çdo pushues dhe kanë shtuan numrin e personelit në mënyrë që të mos ketë radhë, por fluksi i pushuesve ka qenë tepër i lartë për t'u përballuar.
Ditën e sotme kanë mbi 30 mijë qytetarë kosovarë me mbi 8 mijë mjete të vogla dhe mbi 50 autobusë për të shijuar pushimet në bregdetin shqiptar.
IKU LLUMI I BALLKANIT,,,PTU,,PTU,PTU,PTU....
Përgjigju