Politikë

VIDEO/ ‘Ku është... Beleri s’qenka këtu!’ Momenti epik kur Berisha hutohet dhe kërkon ish-kryebashkiakun e Himarës në podiumin e kandidatëve për deputetë

24 Prill, 19:20| Përditesimi: 24 Prill, 20:14

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi elektoral në Sarandë, mori përsëri në mbrojtjen aleatin e tij Fredi Beleri, ish i dënuar për korrupsion gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023 në Himarë kur u zgjodh kryebashkiak nga qelia, teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e arrestoi dhe burgosi padrejtësisht.

Por pati edhe një moment pikant gjatë fjalës, pasi teksa mendonte se eurodeputeti grek ishte i pranishëm, e kërkoi me zë dhe sy, por pa sukses.

Madje ai e kërkoi duke kthyer kokën pas nga podiumi ku ndodheshin në rresht kandidatët për deputetë të opozitës për Vlorën, sikur Beleri të ishte një prej tyre.

Dhe teksa pa dhe mësoi se nuk ishte prezent, vijoi diskursin e tij politik në mbrojtje para qytetarëve të Sarandës dhe tha se kryeministri kishte hall që të grabiste tokat e Himarës, si trashëgimi e të parëve të tij, e me Belerin në Bashki nuk e realizonte dot, ndaj e arrestoi.

“Po vij nga Himara, a e patë çfarë ndodhi në Himarë?! Ku është... Beleri s’është këtu (kthen kokën për të parë në podium, edhe pse Beleri s’duhet të ishte aty te radha e kandidatëve)! Ja mori mandatin Fred Belerit. Dhe shkoi dhe u struk, aty ku thotë Niçe në strehën e fundit të horrave, i çoi marrëdhëniet në thikë e më pikë, duke shkelur Kushtetutë, ligje, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me justifikimin se “ky një grek do na bëhet!”. E çfarë do të thuash ti me këtë se “një grek do na bëhet”?!

Po ky shtetas shqiptar, nëse e votojnë shqiptarët, do të marrë çdo detyrë, çdo post në Republikën e Shqipërisë. Ça do thuash ti me këtë, ku e ke gjetur ti këtë parim, që shkon e i grabit mandatin e tij të zgjedhur, vetëm e vetëm se e dije se ato toka që ke plaçkit në Gjipe e manastirin e Skutarasë, nuk do t’i merrte kurrë, se s’janë të tuat Edi Rama. Se ata të tutë e kanë lënë me dokumente se kanë pasur katër dhi e pesë dele, s’kanë pasur asgjë tjetër, kanë qenë më të varfërit e asaj zone”, tha Berisha mes të tjerash.

Fredi Beleri nuk ishte i pranishëm pasditen e sotme në takimin e Berishës në Sarandë, ndërkohë që mori pjesë në mitingun elektoral që kreu i PD-së pati paradite në Himarë (24 prill), ku u shfaq krah tij dhe e mori sërish në mbrojtje. 


Lajmi kryesor:

Berisha nga Saranda, hutohet teksa merr në mbrojtje Belerin: Rama ia hoqi mandatin duke shkelur Kushtetutën! Shqipëria po përjeton diktaturë të dytë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?