Entuziazmi për fitoren e Luiza Gegas, si kampione Evrope në 3000 metra me pengesa, ka kapluar qytetarët e institucionet. E para atlete shqiptare që shënon një sukses të tillë, ka marrë edhe urimet e aktorit Robert Ndrenika.
“Ku ta dija unë i shkreti që Evropën e kisha pasur kaq pranë”, janë këto fjalët përmes së cilave, siç poston në Facebook drejtori i Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore së Bashkisë Tiranë, Dhimitraq Furrxhiu, artisti ka zgjedhur të shprehë urimet e tij.
Luiza është gjendur pranë Ndrenikës si dhe artistit Helidon Halidi në kuadër të mikpritjes që i ka bërë Këshilli i Kulturës dhe Sportit i Bashkisë Tiranë, ku bën pjesë edhe aktori. Atletes i është dhuruar në mënyrë simbolike edhe një buqetë me lule.
Lajmi kryesor: