Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E.
Pas kualifikimit, në ‘Air Albania’, ku po mbahet një koncert me këngëtaren Juliana Pasha me këngë patriotike. Tifozët kanë ndezur dritat e telefonave duke krijuar një atmosferë elektrizuese, ndërsa janë shpërthyer edhe fishekzjarret.
Në pushimin mes pjesëve, Ansambli i Këngëve dhe Velleve të Shqipërisë performoi në fushë, të veshur me motive popullore.
Ndërkohë edhe në rrugët e kryeqytetit ka shpërthyer festa. Tifozët e mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ kanë kërcyer dhe kënduar këngë patriotike, ndërsa mbajnë flamurin kombëtar në krahë. Po ashtu pas kualifikimit kanë shpërthyer edhe fishekzjarrët.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
M.Q.//ReportTv.al