Dosje

Kufiri detar me Malin e Zi i ngrirë prej gati 100 vitesh, si dështuan dy tentativat e delimitimit, Meçollari: Na duhet një marrëveshje e re

15 Shkurt, 08:08| Përditesimi: 15 Shkurt, 08:13

  • Share

1739603602_sbt.JPG

Ka vite që flitet për problemet me delimitimin e kufirit detar me Greqinë, por nuk është përmendur problemi i ndarjes së kufirit detar me Malin e Zi që u trajtua në episodin e dytë të serialit të dokumentarëve “HiStory’ të gazetarit Ferdinand Dervishi.

Është çështje fati që kemi problem me Malin e Zi apo faji i autoriteteve shqiptare?

Përgjigje
Artur Meçollari, kapiteni i rangut të parë, Ish komamdant i forces detare një nga njohësit më të mirë të çështjes së kufirit detar me Malin e Zi shpjegon: Kufiri detar me Malin e Zi ka ngrirë që nga protokolli i 30 korrikut 1926, pra vitin tjetër bëhet 100 vite nga data e firmosjes së protokollit të Firences.  Ky protokoll është për kufijtë tokësorë por në paragrafin e fundit ai hedh dritë dhe mbi kufirin detar. Kjo ka ngelur. Gjatë kohës së komunizmit ka pasur dy tentativa për delimitimin, ose ndarjen e kufirit sipas normave.  Një në 1967 dhe një në 1975.

Në 1967 ne dështuam.  Në fakt bëmë një draft marrëveshje që nuk ishte në interesin tonë. Ndërsa në 1977 pas incidentit të vitit 1975 me anijen e peshkimit “Islam Mustafa”, që solli për pasojë vrasjen e kapitenit Fran Ivanaj, - tentativa ishte më serioze por nuk u arrit pasi nuk ishte në interest të Malit të Zi (Ish Jugosllavisë në atë kohë)

Pra në 1967 situata ishte në disfavorin tonë, ndërsa në 1977 ishte në disfavor të  ish Jugosllavisë e situata ngriu në këtë lloj momenti dhe nuk ka pasur zhvillime. Por dhe gjeografia nuk na ka favorizuar.

Sot mund të themi që nuk kemi një kufi detar me Malin e Zi?

Gazetari Ferdinand Dervishi: Kemi kufirin e 1926-tës që është në dëmin tonë

Artur Meçollari: Problemi qëndron se në 1926 kur është bërë protokolli i Firences nuk ka pasur të kodifikuar shtetet nuk kanë deterritorial, gjerësi, atëherë pranohej 3 milje nga e drejta ndërkombëtare. Filluan të shpallin gjerësinë e detit territorial rreth viteve 30.  Ne e kemi shpallur për herë të parë në 1946, në fillim 6 milje, më pas 10 milje, më pas 12. Pra jemi në kushtet kur ka nevojë për një marrëveshje të re.


Lajmi kryesor:

'HiStory': Kufiri pa zot me Malin e Zi, incidentet e përgjakshme dhe humbja, nga viti 1958, e rreth 132 kilometër katrorë det


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?