Mesazhi mashtrues që u ka shkuar qytetarëve në telefon

Sociale

Kujdes! Qytetarëve u dërgohet mesazh mashtrues për çaktivizimin e llogarisë bankare, u kërkohet që të klikojnë një link për ta aktivizuar atë (FOTO)

22 Prill, 18:02| Përditesimi: 22 Prill, 21:18

  • Share

Qytetarët duhet që të tregojnë kujdes, pasi një skemë e re mashtrimi për të vjedh të dhënat po qarkullon së fundmi në formën e një mesazhi që u dërgohet qytetarëve në emër të Raiffeisen Bank.

Ne mesazh thuhet se llogaria bankare e tyre është çaktivizuar për arsye sigurie dhe kërkohet që qytetari të klikojë në një link për ta riaktivizuar atë, që në fakt ka qëllimin që të marrë të dhënat e përdoruesit të celularit.

‘Raiffeisen: Llogaria juaj është çaktivizuar për arsye sigurie, ju lutemi riaktivizoni atë nëpërmjet: raiffeisen-lidhje.com’, thuhet në mesazhin që i ka shkuar qytetarit në telefon.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që dërgohen mesazhe të tilla, një mesazh mashtrues qarkulloi edhe pak kohë më parë ku qytetarëve u kërkohej që të plotësonin një sondazh.

Mesazhi mashtrues që u ka shkuar qytetarëve në telefon

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?