Politikë

Vijon numërimi në Kukës/ PD e para me 2 mandate, por bie me 10% në votë popullore! PS 31.5%! Tom Doshi rritet me afro 14%

12 Maj, 12:36| Përditesimi: 12 Maj, 12:38

  • Share

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në qarkun e Kukësit janë numëruar 80 qendra votimi nga 140 në total. Aktualisht, Partia Demokratike kryeson me 11 332 vota ose 52.4%, duke nxjerrë 2 mandate. Sidoqoftë, në votë popullore PD në këtë qark shënon një rënie të ndjeshme me 10.4%.

E dyta figuron Partia Socialiste me 6 813 vota ose 31.5%, duke marrë 1 mandat. Në këtë qark nga numërimi i deritanishëm rezulton që socialistët të kenë marrë 21% të votave të diasporës.

PSD e Tom Doshit ka suprizuar në këtë qark me një rritje prej 13.9% në krahasim me zgjedhjet e 2021.

Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet 0.7%

Partia Mundësia 0.6%

Lëvizja Bashkë 0.3%

Koalicioni Euroatlantik 0.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.1%

Partia Aleanca Kombëtare shqiptare 0.2%

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Kukësit


Lajmi kryesor:

LIVE- Numërohen 30% e qendrave të votimit! Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën


A.Q/Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?