TIRANË- Procesi i numërimit të votave vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste të Shqipërisë me një triumf, e cila kryeson me 52.3% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Ndërsa PS është në rritje në gjithë vendin, Sali Berisha me aleatë janë në rënie drastike. Kështu Berisha i cili kërkon rikthimin në pushtet, veçse fundosi përfundimisht opozitën. Ata renditen forcë e dytë, por me rënie drastike, me 34.5% të votave ose 51 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).
Nga 1866 QV të numëruara, nga 5225 në total, Partia Socialdemokrate ka marrë 4.1% dhe siguron 3 mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.4% dhe Partia Mundësia me 9,310 vota 2.6%, që u përkthehet deri më tani nga 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 1.3% dhe merr 1 mandat. Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 1.1%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.3%, Partia Aleanca Demokracia e Re me 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 0.2% dhe Lëvizja Atdheu me 0.1%.
Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 39,601 vota, ose 47.9% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar përkohësisht 19 mandate. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – ASHM me 28,948 vota (35%) dhe 14 mandate. Një rënie drastike duke humbur kështu 3 mandate dhe zbret nga 17 që kishte në 2021 në vetëm 14 mandate.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, mandate në Tiranë kanë siguruar edhe: Partia Mundësia me 4,069 vota (4.9%) – 1 mandat, Partia Socialdemokrate me 2,894 vota (3.5%) – 1 mandat, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 2,594 vota (3.1%) – 1 mandat, Lëvizja Bashkë me 2,322 vota (2.8%) – 1 mandat. Në njësinë numër 10 në Tiranë, PS fiton me 5304 vota, duke u renditur e para me 49.03% të votave. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) është renditur i dyti me 3,498 vota, ose 32.34% të votave.
Ndërkohë, bashkia e Vorës është ngjyrosur rozë, me 8082 vota për PS. Kandidati më i votuar i socialistëve është Blendi Gonxhja me 4794 vota personale.
Surpriza për socialistët është në Dibër, ku kemi një përmbysje të rezultatit dhe një rritje historike të PS. Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës ka përmbysur rezultatin dhe sipas rezultateve të deritanishme merr 3 mandate me 58.6% të votave. PD zbret nga 3 mandate që kishte në 2021, në vetëm 2 mandate. Përmbyset rezultati edhe në Lezhë në favor të PS. Deri më Tani, PS merr 4 mandate 44.3% të votave, ndërsa PD zbret në 3 mandate me 40% të votave.
Rritja në gjithë vendin, i ka dhuruar PS 2 mandate plus në qarkun e Elbasanit. Me 68% të votave, PS merr 10 mandate nga 8 që kishte në 2021, ndërkohë PD me aleatët zbresin nga 6 mandate në vetëm 4 me 29.3% të votave.
Fitore e thellë për PS edhe në qarkun e Fierit, ku sipas rezultateve PS merr 12 mandate, një fitore e thellë në këtë qark, ku PS në vitin 2021 mbante vetëm 9 mandate. Berisha me aleatët zbresin nga 7 mandate në qarkun e Fierit në 4 mandate me 25.2% të votave.
PS rritet në Shkodër me 1 mandat dhe shkon nga 3 në 4 me 34.9% të votave. Berisha bie edhe në bastionin e tij, ku sipas rezultateve deri më tani humb një mandat dhe shkon nga 6 në 5 mandate me 41.2% të votave.
Sa i takon votës së diasporës, janë numëruar 1660 zarfe nga 194 889 në total. PS ka 42.68% të votave, ndërsa PD 43.95%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.
KQZ shpalli rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike.
PS ka fituar thellë në Vorë me 8082 vota, ndërsa PD vetëm 4803 vota. Më i votuari në Vorë nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së hapur Blendi Gonxhja me 4707 vota personale, ndërsa në njësinë numër 10 në Tiranë ka marrë 321 vota, pra në total 5020.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM), i cili ka siguruar 4,803 vota ose 33.93% të votave. Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 330 vota (2.33%), Partia Mundësia 313 vota (2.21%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 260 vota (1.84%).
Të tjerët kanë marrë shifra simbolike: Lëvizja Bashkë (142 vota), Partia Koalicioni Euroatlantik (109 vota), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (45 vota), Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me nga 25 vota, Aleanca Demokracia e Re me 22 vota.
Në njësinë numër 10 në Tiranë, PS fiton me 5304 vota, duke u renditur e para me 49.03% të votave. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) është renditur i dyti me 3,498 vota, ose 32.34% të votave.
Partia Mundësia ka arritur të sigurojë 694 vota (6.42%), Lëvizja Bashkë 397 vota (3.67%), Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 319 vota (2.95%) dhe Partia Socialdemokrate 222 vota (2.05%).
Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje minimale: Partia Koalicioni Euroatlantik (220 vota), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (97 vota), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (31 vota), Lëvizja Atdheu (28 vota) dhe Partia Aleanca Demokracia e Re (7 vota).
Qarku Tiranë
Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës: Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3,013 vota (3.1%) – 1 mandat
Partia Mundësia me 4,750 vota (5.0%) – 1 mandat
Partia Socialdemokrate me 3,565 vota (3.7%) – 1 mandat
Lëvizja Bashkë me 2,691 vota (2.8%) – 1 mandat
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës
Partia Socialiste përmbys rezultatin edhe në Lezhë dhe sipas rezultatit paraprak ka marrë 9910 vota ose 45.1% të totalit, duke siguruar 4 mandate nga 3. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje prej 3.9%, nga 41.3% që kishte në zgjedhjet e fundit.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM ndjek me 9521 vota ose 43.4% të totalit dhe ka fituar 3 mandate. PD ka shënuar një rënie të ndjeshme prej -12.9% krahasuar me vitin 2021, kur kishte marrë 55.5% dhe kishte siguruar 4 mandate.
Forcat e tjera politike nuk kanë siguruar mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5.1% të votave, Partia Socialdemokrate 3.0%, Partia Koalicioni Euroatlantik 1.4%, Partia Mundësia 1.1%, Lëvizja Bashkë 0.5%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.1%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.0%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Lezhë
PS triumfon bindshëm në qarkun e Elbasanit. Me 27,413 vota, konkretisht 61.5%, PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021.
Nga ana tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka pësuar një rënie të ndjeshme. Me 12,862 vota ose 28.8% të votave që ka deri më tani, humb 2 mandate (nga 6 në 4) dhe një përqindje të konsiderueshme mbështetjeje, 13% krahasuar me 2021.
Partitë e tjera deri më tani nuk arrijnë të thyejnë pragun për përfaqësim. Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 3.1%, Partia Mundësia ka marrë 2.1%, ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka përmirësuar rezultatin me një rritje të lehtë nga 0.4% në 1.1%, por sërish pa mandat.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Elbasan
PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 11559 vota ose 58.8% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.3%, pasi në zgjedhjet e mëparshme kishte 47.5% të votave dhe 2 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 7234 vota ose 36.8% të totalit, duke siguruar 2 mandate. Krahasuar me rezultatin e vitit 2021, PD ka humbur terren me -12.2%, pasi atëherë kishte marrë 49% dhe 3 mandate.
Partitë e tjera nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në këtë qark. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Koalicioni Euroatlantik kanë marrë nga 1.1% të votave, Partia Socialdemokrate 1.1%, Partia Mundësia 0.6%, Lëvizja Bashkë 0.4%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.0%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.0%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1% dhe Lëvizja Atdheu 0.1%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Dibrës
Pak orë pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur numërimi i votave në Qarkun Kukës.
Deri më tani janë numëruar votat e hedhura nga qytetarët e Qarkut Kukës në 73 nga 140 Qendra Votimi.
Aktualisht, Partia Demokratike kryeson me 9982 vota ose 71.1%, duke nxjerrë 2 mandate. Sidoqoftë, në votë popullore PD në këtë qark shënon një rënie të ndjeshme me 9.9%.
E dyta figuron Partia Socialiste me 6036 vota ose 31.7%, duke marrë 1 mandat. Në këtë qark nga numërimi i deritanishëm rezulton që socialistët të kenë marrë 20% të votave të diasporës.
PSD e Tom Doshit ka suprizuar në këtë qark me një rritje prej 13.3% në krahasim me zgjedhjet e 2021.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Kukësit
Në qarkun e Vlorës partia që kryeson është Partia Socialiste, me 19275 vota ose me 57.4%, ndaj 9669 të PD-ADSHM.
Një rezultat i dobët ky për aleancën e djathtë, dukshëm i ndikuar edhe nga aleanca e Sali Berishës me Fredi Belerin.
Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 6% të votave.
Në bashkinë e Himarës është mbyllur procesi i numërimit në Himarë ku PS ka marrë 3196 vota dhe PD 2370 vota.
Ndërkohë 214 fletë votimi janë të pavlefshme.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Vlorës
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër janë numëruar 165 kuti nga 406 në total ku deri më tani kryeson PD-ASHM me 15899 vota, duke arritur 41.1%, por ka humbur 13% krahasuar me vitin 2021 (nga 54.1% në 41.1%). Me të dhënat e deritanishme, PD do të merrte 5 mandate, një më pak se 2021.
Ndërkohë, PS ka marrë 13569 vota ose 35.1%, duke shënuar një rritje me 7.2% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 27.8% në 35.1%), dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021.
Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 7299 vota dhe 18.9% të votave.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave dhe nuk do të siguronin asnjë mandat.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.6%, Lëvizja Bashkë – 0.5%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Shkodrës
PS kryeson bindshëm në Fier. Sipas të dhënave më të fundit, PS ka marrë 63.2% të votave, 28236 vota, kundrejt 11228 të PD-ASHM, 25.1% të votave. Në këto ritme, PS do të siguronte 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021.
E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.2% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.7%, PSD e Tom Doshit me 1.6%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1.1% të votave.
Deri më tani 1.1% të votave ka marrë dhe koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.7% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Fierit
Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila kryeson me 18807 vota, duke marrë 51.8% të totalit dhe 8 mandate. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, PS ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.6%, nga 51.2%, por numri i mandateve mbetet i njëjtë.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 14565 vota pose 40.4%, duke siguruar për momentin 6 mandate. Në raport me rezultatin e vitit 2021, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 6.9%.
Partitë e tjera në garë nuk kanë arritur të sigurojnë mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.4% të votave, Partia Mundësia 2.4%, Lëvizja Bashkë 1.2%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.7%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.5%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.1% dhe Partia Aleanca Demokracia e Re vetëm 0.0% të votave.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Durrës
Po vijon numërimi i votave në Qarkun Berat, ku deri tani janë numëruar votat e hedhura në 120 qendra votimit nga 276 që ka ky qark.
Partia Socialiste kryeson me 17154 vota ose 59.9% duke siguruar 5 mandate. Edhe vota e diasporës nga numërimi i deritanishëm rezulton në favor të socialistëve me 69.9%. Një rritje të ndjeshme PS shënon edhe në votë popullore me 3.5%.
Socialistët në këtë qark pasohen nga PD me 8421 vota ose 29.4%, duke marrë 2 deputetë. Në votën e diasporës demokratët vlerësohen me 12.4% deri tani, ndërsa shënojnë një rënie drastike prej 12.3% në votë popullore.
Nga numërimi i deritanishëm forcë e tretë në këtë qark rezulton Nisma Shqipëria Bëhet 1824 vota ose 6.4%. 11.1% e votës së diasporës shkon për kampin politik të Adriatik Lapajt.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun Berat
PS triumfon bindshëm në qarkun e Gjirokastrës. Sipas shifrave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë 14686 vota. Ashtu si edhe nga zgjedhjet e 2021 PS ruan 3 mandate.
Koalicioni i Sali Berishës deri tani ka mbledhur 6410 vota, por pëson një rënie të thellë.Berisha ka marrë vetëm 28% të votave, nga 41.7% në 2021.
Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 708 vota.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Gjirokastrës
Edhe në qarkun Korçë, PS kryeson bindshëm me mbi 24667 vota ose 55.1% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 7.1% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.
Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 15634 vota, ose 34.7%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me -15.2% në përqindje mbështetjeje.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.9%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.6%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.7% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.
Komente

BERISHA. NUK DO QE PD TE FITOJE,,AI KA HALLIN E VET DHE TE FAMILJES,,,DHE PARAVE QE I KA VJEDHUR SHQIPTAREVE,,,,,PER ATO PARA AI ESHTE NE GJENDJE TE RRIJE EDHE 100 VJET NE OPOZITE,,,VEC AMAN PARATE E PRONAT MOS MI MERRNNI.....
PërgjigjuKu jan maloket e PD?
PërgjigjuSa mire keka ba qe fitoi Berisha,Zhozefina,Meta e Lul Basha se ju hiqet edhe non grata deri ne Rinas me pi noj kafe.
PërgjigjuPjesmarrja bashke me diasporen shkon diku tek 47,4% pra me e larte sesa 2021 ! Afersisht 1 milion e 755 mije votues
PërgjigjuPo ma mire Gon Shehaj se aj jevgu Belindit
Përgjigju