Politikë

Qarku Tiranë/ PS fiton thellë në Vorë me 8082 vota, PD vetëm 4803! Blendi Gonxhja më i votuari! Demokratët humbin 4 mandate në kryeqytet

12 Maj, 14:26| Përditesimi: 12 Maj, 14:39

  • Share

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 72646 vota ose 48.8% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 51177 vota ose 34.4% të totalit dhe ka siguruar 13 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.1% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.3% dhe 17 mandate.

KQZ shpalli rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike.

PS ka fituar thellë në Vorë me 8082 vota, ndërsa PD vetëm 4803 vota. Më i votuari në Vorë nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së hapur Blendi Gonxhja me 4707 vota personale, ndërsa në njësinë numër 10 në Tiranë ka marrë 321 vota, pra në total 5020.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM), i cili ka siguruar 4,803 vota ose 33.93% të votave. Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 330 vota (2.33%), Partia Mundësia 313 vota (2.21%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 260 vota (1.84%).

Të tjerët kanë marrë shifra simbolike: Lëvizja Bashkë (142 vota), Partia Koalicioni Euroatlantik (109 vota), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (45 vota), Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me nga 25 vota, Aleanca Demokracia e Re me 22 vota.

Në njësinë numër 10 në Tiranë, PS fiton me 5304 vota, duke u renditur e para me 49.03% të votave. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) është renditur i dyti me 3,498 vota, ose 32.34% të votave.

Partia Mundësia ka arritur të sigurojë 694 vota (6.42%), Lëvizja Bashkë 397 vota (3.67%), Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 319 vota (2.95%) dhe Partia Socialdemokrate 222 vota (2.05%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje minimale: Partia Koalicioni Euroatlantik (220 vota), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (97 vota), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (31 vota), Lëvizja Atdheu (28 vota) dhe Partia Aleanca Demokracia e Re (7 vota).

Qarku Tiranë

Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës: Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 4482 vota (3%) – 1 mandat

Partia Mundësia me 7364 vota (5%) – 2 mandate

Partia Socialdemokrate me 5088 vota (3.4%) – 1 mandat

Lëvizja Bashkë me 4105 vota (2.8%) – 1 mandat

Koalicioni Euroatlantik 2402 (1.6%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 714 (0.5%)

Partia Aleanca Demokracia e Re 180 (0.1%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 336 vota (0.3)

Lëvizja Atdheu 242 vota (0.2)

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës


Lajmi kryesor:

LIVE- Numërohen 30% e qendrave të votimit! Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën


H.K/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?