PS triumfon bindshëm në qarkun e Elbasanit. Me 35 044 vota, konkretisht 61.1%, PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021.
Nga ana tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka pësuar një rënie të ndjeshme. Me 16 725 vota ose 29.2% të votave që ka deri më tani, humb 2 mandate (nga 6 në 4) dhe një përqindje të konsiderueshme mbështetjeje, 12.8% krahasuar me 2021.
Partitë e tjera deri më tani nuk arrijnë të thyejnë pragun për përfaqësim. Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 3.3%, Partia Mundësia ka marrë 2.1%, ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka përmirësuar rezultatin me një rritje të lehtë nga 0.4% në 1.2%, por sërish pa mandat.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka vetëm 0.8%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Enkelejd Alibeajt 0.2%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2% , Lëvizja Atdheu 0.1%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Elbasan
Lajmi kryesor:
LIVE- Numërohen 30% e qendrave të votimit! Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën
H.K/Xh.D/ReportTv.al
