Politikë

PS rezultat të thellë në Korçë, deri më tani ruan 6 mandatet, PD humb një

11 Maj, 21:20| Përditesimi: 12 Maj, 10:57

  • Share

Edhe në qarkun Korçë, PS kryeson bindshëm me mbi  24667 vota ose 55.1% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 7.1% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.

Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 15634 vota, ose 34.7%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me -15.2% në përqindje mbështetjeje.

Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.9%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.6%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.7% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave. 


Lajmi kryesor:

LIVE- Vijon numërimi, Rama drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën


S.B/K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?