Po vijon numërimi i votave në Qarkun Berat, ku deri tani janë numëruar votat e hedhura në 120 qendra votimit nga 276 që ka ky qark.
Partia Socialiste kryeson me 18749 vota ose 59.9% duke siguruar 5 mandate. Edhe vota e diasporës nga numërimi i deritanishëm rezulton në favor të socialistëve me 69.9%. Një rritje të ndjeshme PS shënon edhe në votë popullore me 3.6%.
Socialistët në këtë qark pasohen nga PD me 9305 vota ose 29.7%, duke marrë 2 deputetë. Në votën e diasporës demokratët vlerësohen me 12.4% deri tani, ndërsa shënojnë një rënie drastike prej 12.2% në votë popullore.
Nga numërimi i deritanishëm forcë e tretë në këtë qark rezulton Nisma Shqipëria Bëhet 1971 vota ose 6.7%. 11.1% e votës së diasporës shkon për kampin politik të Adriatik Lapajt.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun Berat
Lajmi kryesor:
LIVE- Vijon numërimi, Rama drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën
H.K/Xh.K/ReportTv.al
