PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 12 888 vota ose 58.3% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.1%, pasi në zgjedhjet e mëparshme kishte 47.2% të votave dhe 2 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 8 223 vota ose 37.2% të totalit, duke siguruar 2 mandate. Krahasuar me rezultatin e vitit 2021, PD ka humbur terren me -11.6%, pasi atëherë kishte marrë 49% dhe 3 mandate.
Partitë e tjera nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në këtë qark.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.1%,
Partia Mundësia 0.6%
PSD 1.1%
Lëvizja Bashkë 0.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik 1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Dibrës
Lajmi kryesor:
LIVE- Numërohen 30% e qendrave të votimit! Rama vazhdon i sigurt drejt mandatit të katërt me një triumf! Berisha fundos përfundimisht opozitën
H.K/Xh.D/ReportTv.al
