Deputetet demokrate, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka kanë reaguar për projektin e kullës ‘Mali i Tiranës’ që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Tabaku shkruan se projekti i kësaj kulle është një shëmbëlltyrë e politikës korruptive që ka ardhur si pasojë e pandëshkueshmërisë. Sipas saj, kjo kullë është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike në Tiranë.
“Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla shqiptar, ndotja e qendrës së Tiranës, një shembull i rëndomtë i paditurisë politike. Edhe pse gropa u mbulua në 2011, për të qenë lulishte dhe jo moçali qytetit, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve në 3 dekada. Gjatë kësaj kohe, oligarkët politikë dhe ekonomikë u pasuruan duke shkatërruar qytetin, ndërsa shumë prej tyre përdoren të njëjtat sjellje korrupsioni për të ndërtuar pasurinë e tyre”, shkruan Tabaku.
Nga ana tjetër, Açka shkruan se këto kulla janë ‘banka’ e pushtetit të Partisë Socialiste, përmes së cilave sipas saj kryeministri Edi Rama po blen votat, madje sipas saj po blen edhe opozitën që t’iu shiten demokratëve si europianë.
“Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet”, shkruan Açka.
Açka ka një thirrje të drejtëpërdrejtë për SPAK, ku i kërkon që të nisë hetimet se nga vijën financat për të ndërtuar një kullë të tillë.
"Kjo - banka në duart tē klubit të barsetave - është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Juniori është vazhdim i sinjorit shkatërrues të Tiranës, urrejtësit më të mëdhenj tē identitetit të saj, gjithaq i brishtë nga kohërat si kryeqytet jo shumë jetëgjatë. Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër”, shkruan Açka.
Nga ana tjetër edhe Tabaku inkurajon SPAK që të vazhdojë luftën kundër korrupsionit.
“SPAK është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në ndalimin e korrupsionit dhe shpërbërjen e oligarkisë politike dhe ekonomike. Ku është zhytyr sot ekonomia, politika, media e çdo sektor mund realisht të ndryshojë veç me luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e me mbështetje ndaj SPAK. Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar radhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli. Politika, përpos SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë - të hapim rrugën për një politikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumente me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe”, shkruan Tabaku.
Gradacela që do të quhet “Mali i Tiranës” pritet të jetë 65 kate. 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë, dhe po ndërtohet nga Nova Construction 2012 ku Ilir Shtufi rezulton pronar me 91% të aksioneve dhe Kujtim Shtufi me 9%.
Nuk iku akoma Tabaku dhelpra neperka e politikes shqiptare? Jane bastardet e vertet te pronave Berisha Basha Tabaku-Meta!!
Përgjigjucfare flisni ore. Jorida Tabaku sikur je dhe tironce! Apo nuk e mban mend qe aty ka qene me shtepi para '90. Kjo toke eshte e pronareve te vjeter te Tiranes. Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie e ka miratuar Planin Vendor per te ndertuar kulla, apo e ka harruar! Apo i vjen inat qe iku koha e tij.Ajo lulishte qe kur u be, u be e perkohshme per te mbuluar halen e Hajdin Sejdise, i cili u pergatit per ta ndertuar por nuk arriti se u fut ne burg. Psu nuk protestoni per liqenin e tiranes qe ngadale ngadale po zhduket nga ndertimet. Pse nuk protestoni per vilat ne bregdet, apo keni vete shtepite aty!
PërgjigjuKulla mbi te gjitha esht e shemtuar . Mali i Tiranes? Mal i perçudnuar
PërgjigjuKulla si ai guri që hedh në lumë budallai dhe mijra shqiptarë të zgjuar vrasin mendjen pse?
Përgjigjuo jorida tabaku ti dhe fanilja jote sa leje ndertimi keni marr ne tirane ???? mos dilni tu be si njisha dhe jeni perzi deri fyt per vete .... suksese ne jet
PërgjigjuKur flet edhe jonida mos ngelte njeri pa folue ,moj laraske me ate zerin qe ciresh mbylle halene ,si i ke fituar ti vilat e tua ? Ti duhet te shkosh ne spak per te treguar se si i nxjer verdhushkat qe nderton pallate bashke me zenin .yyyyy rrace e poshter .