Sociale

‘Kullat i kemi mbrojtur me gjak’, Kuvendi i Burrave në Theth: Jo shkatërrim, jemi vëllezër (VIDEO)

13 Korrik, 14:04| Përditesimi: 13 Korrik, 15:37

  • Share

Në ditën e 7-të të aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje, në Theth u mblodh Kuvendi i Burrave para kishës së fshatit, duke kërkuar ndaljen e aksionit dhe nisjen e dialogut me qeverinë. Zef Vladaj, banor i zonës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët.

"Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime. Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore. Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër", tha ai.


Lajmi kryesor:

Këmbëkryq rreth Kishës, Kuvendi i Burrave në Theth thirrje qeverisë: Mos na prish shtëpitë! Dialog, ose thërrasim diasporën në protesta


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?