THETH- Të ulur këmbëkryq para Kishës simbol të Thethit, Kuvendi i Burrave u mblodh si dikur për t’i kërkuar qeverisë të ndalë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. ‘Këto kulla i kemi mbrojtur me gjak’, thanë banorët njëzëri përballë priftit Pader Kastriot Demaj.
Të gjithë bashkë kërkojnë dialog me qeverinë, duke thënë se jemi për paqe dhe jo shkatërrim. Kuvendi simbol i Burrave u mblodh ndërsa paralelisht në terren IKMT po vijon aksionin në ditën e shtatë për prishjen e objekteve. Banorët kërkojnë të gjejnë rrugëzgjidhje dhe të mësojnë më shumë se si mund të bëhen pjesë e paketës së maleve për të ndërtuar bujtinat.
"Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime. Edhe në Kosovë kur serbi ka ardhur, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë Dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona”, tha një prej banorëve.
Një prej banorëve të zonës, Zef Vladaj bëri thirrje që të mos u prishen shtëpitë, duke thënë se jemi vëllezër e duhet të bisedojmë. Mbështetje gjetën edhe nga prifti, i cili po ashtu bëri thirrje për dialog.
“Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore. Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër", tha ai.
Më tej Vladaj thotë se ose qeveria do të ulet në dialog, ose do të thërrasin diasporën në protesta.
"Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t'i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin. Se ato kulla që i kena bo, thotë rapsodi. Ato kulla me bajrak i bëmë me djersë e i mbrojtëm me gjak. Na nuk jemi për t’i mbrojt me gjak, por mi kullat tona. Mos na prekni, mos na prekni, mos na prekni sepse jemi shqiptarë, jemi vëllezër, duam dialog dhe çdo gjë me shku në vend”, thotë ai.
Në mbështetje të fadromave të IKMT në terren shkuan edhe dhjetëra forca policie pasi herë pas here situata tensionohej nga banorët, të cilët kanë pasur edhe përplasje me efektivët.
Aksioni ka përfunduar pasditen e sotme, ku fadromat e IKMT kanë qendruar në Theth deri rreth orës 17:00 për ta ndërprerë aksionin dhe për t'u kthyer sërish nesër, ndërsa deri më tani janë prishur rreth 70 objekte pa leje.
Strukturat e bashkisë po punojnë për heqjen e inerteve dhe pastrimin e zonës për të mos pasur impakt tek të huajt që po vizitojnë Thethin në këtë periudhë.
Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje me aksionet për ndërtimet pa leje në zonën e Thethit
Famullitari Dom Vlash Palaj dënoi ashpër sjelljen e autoriteteve që, sipas tij, i kanë mashtruar dhe braktisur banorët. Ai i bëri thirrje autoriteteve dhe të gjithë shqiptarëve të reflektojnë mbi mënyrën se si trajtojnë njëri-tjetrin, sidomos në komunitete të vogla.
Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin. Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës. Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.
Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.
Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume. Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja', tha ai.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime, por me mirëkuptim dhe dialog.
Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta. Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.
Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.
Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh. Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe. Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve', tha ai.
Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke folur për gazetarët, pas Kuvendit të Burrave, Vladaj thotë se është e habitshme se si një shtet i tërë u turr në një fshat. Vladaj shprehet se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë.
“Unë jam Zef Sokol Vladaj, kryetari i Misionit të Pajtimit të mbarë kombit shqiptar. Që nga notë e dyshi dhe deri sot jam përfaqësues i Dukagjinit. Vijnë nga një familje patriotike, si e njeh gjithë Dukagjini dhe gjithë Shqipëria. Unë jam pasardhësi i Malulës që ka marrë pjesë në lidhje të Prizrenit, bashkë me Gjelosh Kolën dhe Gjegjen e Dukagjinit, unë sot në moshën 86 vjeç e pash të të arsyeshme me dalë te robt e mi. Thethi është i Shalës, Thethi është i Dukagjinit, Thethi është i Veriut, Thethi është i tonë Shqipërisë. Thethi ka të gjithë Shqipërinë këtu, Thethi ka të gjithë botën këtu, dhe i ka mirëpritë gjithmonë. Unë jam shqetësuar shumë, kur u kam parë çfarë po bëhet rëndësi në një kohë kur nuk ka qenë asnjëherë e arsyeshme për të bërë një gjë të tillë. Nuk jemi njerëz ashtu siç na quajnë ne, njerëz të pa shkollë. Jemi me shkollë, jemi me dituri, jemi njerëz që anë e mbanë botës kena dhelat e tona. Dhe jena njeri i kombit shqiptar, jena ajka i kombit shqiptar, Dukagjinasit. E veriu, e gjithë Shqipnia, Kur pashë policinë, kur e pashë terrorin, vallai m'u ka duk sikur serbi në Kosovë. Kur i kam parë dikur kosovarët, këta derdhin gjak dhe zemra me ka pikuar gjak. Atë kulturë, atë, atë, atë mirësi, ato vlera që i ka Thethi, nuk i ka askush. Se me u turr një shtet në një fshat është gjithçka e habitshme”, thotë ai.
Mos e prekni Thethin thotë ai, ndërsa shton se kërkojnë dialog me qeverinë ose do të thërrasin diasporën në protesta.
“Kur e pashë gjendjen kështu, kur i pashë djelmoshat e Thethit, kur i pashë burrat e Thethit, kur i pashë gratë e Thethit tu qajt, sa edhe fëmijës me i hy tmerri në barkun e nënës, kjo nuk lejohet në Shqipëri e në demokraci. Kryeministri ka qenë këtu. Kryeministri i ka pa vetë të gjitha. Pse i lanë me i bo? Pse shteti është më i mençur se sa na? Na edhe nëse i kemi bërë, i kemi bërë në tokat tona, në tokat e pesëqind vjeçarëve që jetojmë në këtë vend. Dhe sot na thotë je pa tapi. Unë jam mbaj mend shumë mirë kur na kanë kërkuar taksat. Na kanë kërkuar, na kanë kërkuar mish, lesh, mish e desh, bagëtish, vej e të gjitha. Na i ka kërkuar shteti Enver Hoxhës. Na i kena pronat pesëqind vjeçare, kur edhe Enver Hoxha na ka marrë taksën për to dhe sot ai më thotë, mu nuk e ke pronë të legalizume. Po nuk kam more pronën, se kam pagu taksat për to. Edhe me Zogun i kena pagu taksat. Jemi të barabartë si Vlora, Saranda. Kur i pezullon punimet atje, vallë këtu pse nuk i pezullon? Unë i kam kërkuar bashkëbiseduar me ta. Unë nuk kam kërkuar për t'u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.
Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t'i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.
Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t'i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo. Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin. Se ato kulla që i kena bo, thotë rapsodi. Ato kulla me bajrak i bëmë me djersë e i mbrojtëm me gjak. Na nuk jemi për t’i mbrojt me gjak, por mi kullat tona. Mos na prekni, mos na prekni, mos na prekni sepse jemi shqiptarë, jemi vëllezër, duam dialog dhe çdo gjë me shku në vend”, thotë ai.
Në ditën e 7-të të aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje, në Theth u mblodh Kuvendi i Burrave para kishës së fshatit, duke kërkuar ndaljen e aksionit dhe nisjen e dialogut me qeverinë. Zef Vladaj, banor i zonës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët.
"Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime. Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore. Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër", tha ai.
Komente

Bashkimi I dukagjinasve tregon force per momentin !
PërgjigjuNGA KUSH I KENI MBROJTUR ME GJAK,NË ÇKOHË, DHE PËRSE?SI SHPIEGOHET QË JENI MBLEDHUR DITËN QË SHKOHET NË KISH PËR TUKRYER SHËRBIMET TUAJA FETARE DHE JO QË DITËN E PARË???MOS E PRISHNI FSHATIN PËR INTERESA TË TË TJERËVE SE NJË DIT DO TU MALLKOJË DHE VETË FAMULLTARI QË SOT ËSHTË KRAHË JUSH.PAPA NUK KA PËR TË HESHTUR PËR PËRZIERIEN NË PUNËT E SHTETIT.
PërgjigjuNdonje fjale qe denon djegien e restorantit te asaj zonjes qe e kishte me leje u tha te ai kuvendi?
PërgjigjuPer mus se pari sgembja dugej bere mbas sezonit verir, derusa u lejuan te ndertonin pa leje. E dyta eshte emergjente qe qeveria te hyje be dialog me banirwt qe ju prishen ndertinet dhe yte gjejbe nje zgjidhje oer humbjet e tyre . Dhe e fundit te behet me urghence plani arkitektures jo vetem te thethit pir dhe fshatrave te there turistik ku banirwt te ndertojne brenda ligjit
PërgjigjuPer te gjetur nje zgjidhje te mbare pranueshme dhe per tu ndare nje here e mire me problemet e pronesise eshte e domosdoshme qe toka e Shqiperise te shtetezohet dhe te perdoret nga qytetaret me qera si ne AMERIKE. Vetem keshtu mund te minimizohen problemet e mbledhura ne tere keto vite.
PërgjigjuDukesh se je pa tok E se je dhe pa kok
SHTETI ti demshperbleje..dhe ti ruaje te mos ndertojne me kuturu....
PërgjigjuN̈UK KA KISHE NE BOTE QE JU SHERON TRUTE JUVE....
PërgjigjuE vetmja kerkese qe duhet pranuar eshte prioriteti qe duhet te kene ne paketen e malrve dhe garancine se ne renojat e ndertimeve te prishura nuk do te shfaqet ndonje investitor strategjik. Prfti nuk duhet te permend fjalen gjak etj ndryshe duhet te kete fatin e paraardheseve te tij. Feja nuk mund dhe nuk duhet te nxisw dhune.
PërgjigjuPo më duket si filmi “Komisari i dritës”. Ku malësorëve u ofrohej shkolla, dije dhe zhvillim dhe “burrat” e kuvendit me priftin në krye nuk pranonin. Sepse donin të jetonin si në mesjete me rregullat e kanunit. Ju nëse kërkoni paqe, duhet ta kishit kërkuar me natyrën sepse atë e keni shkatërruar
PërgjigjuO Labi, lëre çfarë ka bërë komunizmi se nuk mbeti ta mbroj unë se ka plot fakte që jo vetëm u ndërtua, por u arsimua dhe u iluminua një popull i tërë që ishte me ferexhe nëpër rrugë e me bajraktarë nëpër malësi. Dhe dolën nënat tona me funde e fustane, me modele flokësh moderne, me të drejtë vote e me të drejtë divorci që kisha në perëndim e ka njohur pas viteve ‘60.. Edhe atë vjedhjen e shelegut që thua ti e hoqi komunizmi.. Rri aman për kokën tënde.., mos flisni për vjedhje sepse të vjedhësh një sheleg nuk është asgjë në krahasim me vjedhjen e pronave që kanë bërë të gjithë që kanë zbritur nga malet (veriu dhe jugu) në Tiranë e në çdo qytet. Kanë dalë pronarë tokash me tapitë e Saliut. Të kthehemi tek tema e ditës. Nëse do ishin ndërtuar vetëm me dru, nuk do ia prishte askush sepse nuk kategorizohet si ndërtim që prish natyrën. Mirëpo edhe thethianët e shkretë e kanë ngrënë gjilpërën e Saliut siç e kanë ngrënë të gjithë shqiptarët që mund të ndërtosh duke shkatërruar natyrën
Ajo qe i ka bere ketij kombi komunizmi nga 1945 e deri sot nuk ja beri dot as turku. Zhvillimi vjen nga krahina juaj, qe te martohesh duhet te vjedhesh nje sheleg. Gezuar 8 nentorin.
O mjeshter, ketu banoret po mundohen ta zhvillojne ekonomine e zones duke investuar kursimet e tyre kurse shteti u thote rrini urte se s’dini ju. Do ju sjellim nje investitor strategjik qe te lani pjatat ne restorantet e tjeterkujt. Natyrisht nje njeri qe beson propaganden enveriste tek Komisari i Drites do besoje edhe perrallat qe degjon ne televizionet e investitoreve strategjike.
Shumë mirë kan bërë që jan mbledhur në kuved burat e Thethit por përse tani?Populli ynë thotë që dardha e ka bishtin mbrapa.Ky kuvënd duhe të pasqyrojë qëllimin dhe më pas të kërkoj mos prishjen e objekteve të shëmtuara(të bukur në vetvhte) në RAPORT ME ARKITEKTURËN E KULLAVE TË KRAHINËS, e fshatit.Kisha aty ka qënë dhe kur shkelej LIGJI, por HESHTI dhe delë në skenë në këtë moment.A e ka drejtë kisha që foli tani?Shërbëtorët e kishës jan të ILUMINUAR dhe jo qytetar të rrëndomtë
PërgjigjuJane punet e ndara, kisha punet e Zotit, shteti zbatimin e ligjit.
PërgjigjuMire por nuk jemi ne kohen e kanunit jemi shtet me ligje dhe jemi te detyruar te gjithe ti zbatojme na pelqen apo jo.
PërgjigjuEri-Eri, shpresojme te jemi shtet ligjor ndertuar mbi baza demokratike. Kuvendi eshte demokraci direkte, si ne Athinen e lashte. Atje i peshon fjala njesoj çdo njeriu. Andej nga Myzeqeja jeni mesuar me fermane sulltanesh e urdhra bejleresh prandaj te duken te çuditshem kuvendet. Rama le t’u kerkoje llogari njerezve qe ka emeruar vete per ndertimet pa leje. Pastaj le te gjeje nje zgjidhje te arsyeshme per ndertimet e bera nga njerezit e thjeshte aty siç ka gjetur per prapesite e shokeve te tij ndertues.
Ky eshte kulmi 70 ndertime pa leje,por kish pushtet vendor ,polici etj aty por priten te behen 70 ndertime pa leje Po keta qe i bene ,akoma me kanun jane? Ky eshte realiteti shqiptar Ligje me tonelata ,por korrupsioni i shtyn njerezit deri ketu dhe e pesojne "burrat qe mblidhen tek kisha U ka ka mbetur ora ne mesjete
PërgjigjuDeri sa te mbaroni kuvendin e burrave ato ju kane prishe edhe nja 70 ndertime tjera. Do i keni do sabotator mbrenda se keshtu funksionon .
PërgjigjuPo kush po i rrezikon kullat, mo? Veç me fol kot...llaf pa pare, i themi ne ketej nga veriu.