Kronikë

Kultivonin kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar pranë ‘Ujit të ftohtë’ në Vlorë, kapen me dron dhe vihen në pranga 2 persona

12 Gusht 2021, 16:37| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 17:20

  • Share

Teksa kontrollet me dron për evidentimin dhe “goditjen” e kultivimit të bimëve narkotike vazhdojnë, policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona.

Të arrestuarit Serdjan Barjamaj dhe Besmir Zotaj u kapën gjatë një kontrolli, teksa po kultivonin kanabis, në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e Serdjan Barjamaj, Policia gjeti të kultivuara në kubikë fidanë kanabis.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?