VLORË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjera janë vënë në hetim dhe një është shpallur në kërkim pasi policia e Vlorëz zbuloi të kultivuar lënë narkotike në zonën e plazhit të Lukovës.
Këta pesë persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike.
Në videon e ndarë nga policia, shihet edhe një moment teksa kultivuesit kujdesen për bimët narkotike.
Në pranga kanë rënë V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.
Po ashtu janë vënë në hetim në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.