Federata Shqiptare e futbollit mban nesër zgjedhjet për presidentin e ri dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, në shkelje të plotë të ligjit. Kjo sepse vendimi për mbledhjen e asamblesë zgjedhore, u mor më 2 mars, nga një tjetër asamble jo e ligjshme, për shkak se në atë kohë kishte një vendim gjykate që nuk e lejonte FSHF-në të organizonte procesin zgjedhor. Për rrjedhojë edhe 15 marsi është i paligjshëm, ndërsa pritet ndërhyrja e gjykatës, pasi asambleja të bëhet fakt.
Zgjedhjet që nisin në orën 10 në zyrat e federatës, vijnë në mungesë të plotë transparence, pasi zyra e Dukës refuzon praninë e disa mediave për pasqyrimin e procesit zgjedhor. Në mënyrë preferenciale Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur disa media dhe ka lënë jashtë disa të tjera, përfshirë Report Tv e Shqiptarja.com.
Mungesa e transparencës është një ndër shkeljet e shumta të FSHF-së pas denoncimeve të shumta për manipulime në zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit, me qëllim që Duka të Marrë mandatin e gjashtë.
Shoqata rajonale kanë gati 50% të votave, ndërsa në total janë 55 delegatë me të drejtë vote, 26 klube, 26 përfaqësues të shoqatave dhe 3 përfaqësues të mjekëve sportivë, arbitrave e trajnerëve.
Kandidatë për kreun e ri të FSHF përveç Armand Dukës, i cili synon mandatin e gjashtë, është gazetari Dritan Shakohoxha, por edhe trajneri Sulejman Starova.
Për t’u theksuar edhe fakti se Armand Duka konkuron në këto zgjedhje si kreu i pezulluar i FSHF-së për shkak të masës së vendosur nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Në të njëjtën kohë masa e pezullimit është vendosur edhe për sekretarin e përgjithshëm të federatës Ilir Shulkun.
fifa dhe uefa kan gjykatat e veta dhe nuk njohin asnje vendim te gjykatave politike shqiptare ndaj qetesohuni se kete ishull nuk e merrni dot
Përgjigju