'Më kanë kërcënuar familjen', Shakohoxha: Zgjedhjet e FSHF nesër të paligjshme, UEFA e përfshirë në manipulime

14 Mars 2022, 14:16| Përditesimi: 14 Mars 2022, 15:35

  • Share

Dritan Shakohoxha, rivali i Armand Dukës për zgjedhjet e paligjshme që do të organizojë FSHF, është kërcënuar personalisht dhe familjarisht. Vetë Shakohoxha në një letër të drejtuar FSHF-së bën me dije se edhe zyrtarë të UEFA-s kanë tentuar ta shantazhojnë, ndërsa rreshton disa arsye përse zgjedhjet për president nuk duhet të mbahen më 15 mars.

Gazetari sportiv sqaron se FSHF a ka vendosur datën e zgjedhjeve në një asamble të mbajtur kundër disa vendimeve të gjykatëve, ndërsa vë theksin edhe te diskriminimi i UEFA-s. Sipas Shakohoxhës Aleksandër Ceferin, por edhe dy zyrtarët që erdhën në Tiranë për të përgatitur raportin mbi zgjedhjet e manipuluara të shoqatave nuk e kanë takuar asnjeherë personalisht atë, duke mbajtur shënim vetëm pretendimet e FSHF-së. Pavarësisht kësaj deri më sot asnjë raport i UEFA-s mbi zgjedhjet e manipuluara të shoqatave rajonale të futbollit nuk është publikuar.

Gjithashtu në letrën e drejtuar federatës thuhet se disa padi ndaj FSHF-së janë tërhequr për shkak të presionit të UEFA-s, por edhe vetë FSHF-së, me pretendimin se futbolli shqiptar do përjashtohej nga kompeticionet europiane.

Për Report TV Dritan Shakohoxha ka pohuar se ‘nuk do të marrë pjesë në asamblenë zgjedhore të 15 marsit pasi është e paligjshme’, ndërsa në letrën drejtuar FSHF-së sqaron se do të ndjekë rrugët ligjore përmes gjykatave dhe prokurorive derisa futbolli shqiptar të pastrohet nga klani që e ka kapur.

Letra e plotë e Shakohoxhës

Se fundmi, me date 02.03.2022, Federata Shqiptare e Futbollit, organizoi dhe zhvilloi mbledhjen e paralajmeruar te Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore, ne mosrespektim flagrant dhe te qellimshem te Vendimit nr. 5727 /4, date 10.02.2022, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane qe ndalonte zhvillimin e kesaj mbledhjeje, si dhe te Urdhrave te permbarimit nr. 1179/1, date 22.02.2022 dhe nr. 1179/4, date 24.02.2022, dale ne zbatim te tij.

Diten kur u zhvillua mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se, ishte ende ne fuqi Vendimi nr. 5727 /4, date 10.02.2022, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim gjyqesor e humbi fuqine e tij juridike vetem dy dite me pas, me date 04.03.2022, kur Gjykata vendosi pushimin e gjykimit te c;:eshtjes, si pasoje e terheqjes se papritur nga kerkesepadia, qe paditesi “Akademia “Luftetari”” beri me date 01.03.2022.

FSHF, ne dijeni te plate te ketij fakti, vendosi gjithsesi te organizoje dhe te zhvilloje punimet e Asamblese e Pergjithshme e FSHF-se, duke vepruar keshtu ne kundershtim te plate me nje vendim gjyqesor.

Nderkohe, per me shume se nje muaj, duke filluar nga data 03.02.2022, Presidenti i UEFA-s, z. Alexander Ceferini dhe delegacioni i posac;:em i UEFA-s (z. Luca Nicola, z. Luka Zajc, z. Yann Hafner) zhvilluan nje sere takime me Kryeministrin e Shqiperise, Kryetarin e Bashkise Tirane, Presidentin e FSHF-se, disa drejtues dhe punonjes te FSHF-se, si dhe perfaqesuesit e disa prej klubeve te futbollit qe kishin ngritur paraprakisht nje sere shqetesime dhe kishin bere disa padi ne Gjykate ne lidhje me parregullsite e procesit zgjedhor te organizuar nga FSHF dhe disa Shoqata Rajonale te Futbollit.

I vetmi person qe nuk u takua nga delegacioni i posac;:em i UEFAs dhe nuk u degjua kurre ne lidhje me pretendimet e tij per parregullsi ne procesin zgjedhor (per te cilat kam bere dhe kallezim penal) isha une z. Dritan Shakohoxha, kandidat per President i FSHF-se.

Sipas njoftimeve zyrtare te FSHF-se, te dates 14.02.2022, 15.02.2022 dhe 16.02.2022, delegacioni i posac;:em i UEFA-s, pasi te njihej me te gjitha problematikat dhe pretendimet e paleve dhe pasi te shqyrtonte te gjithe dokumentacionin e procesit zgjedhor, do te pergatiste nje raport te detajuar qe do te t’i paraqitej Presidentit te UEFA-s, Kryeministrit te Shqiperise dhe FSHF-se.

Deri me sot, ndryshe nga sa ishte premtuar dhe deklaruar zyrtarisht, UEFA dhe delegacioni i saj ende nuk kane bere publik qendrimin e tyre zyrtar ne lidhje me problematikat dhe pretendimet e paleve, si dhe rregullshmerine ligjore dhe statutore te procesit zgjedhor te zhvilluar nga FSHF dhe Shoqatat Rajonale te Futbollit.

Deri me sot, UEFA dhe delegacioni i saj, nuk kane bere asnje deklarate per ekzistencen dhe dorezimin e ndonje raporti te Presidenti i UEFA-s, Kryeministri i Shqiperise dhe FSHF.

Misioni zyrtar i UEFA-s, perfundoi papritmas pa asnje deklarate, pa asnje raport dhe ne heshtje te plate te nje qendrimi ne lidhje me parregullshmerite e pretenduara nga palet. Rezultati i vetem i dukshem i misionit te UEFA-s ne Shqiperi, ishte terheqja e papritur me date 01.03.2022 e klubeve “Albanet” dhe “Akademia “Luftetari”” nga kerkesepadite e tyre ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, pas nje takimi jo publik qe delegacioni i UEFA-s se bashku me Presidentin e FSHF-se zhvilluan me date 28.02.2022, ne te cilin Shqiperia u kercenua se do te perjashtohej nga UEFA ne rast se nuk terhiqej nga kerkesepadite e saj ne Gjykate.

Asnje argument, asnje prove, asnje zgjidhje. Thjesht nje kercenim i paster per leshimin e nje ‘bombe atomike’ ndaj sportit shqiptar, ne mbrojtje te interesave te nje njeriu te vetem dhe ne dem te aspiratave te ligjshme te nje komuniteti dhe madje populli te tere, qe tashme e dine shume mire fuqine qe ka korrupsioni ne sportin e futbollit dhe a lea neat e tij.

Pra dukshem, misioni i vertete i delegacionit te UEFA-s, nuk ishte evidentimi i parregullsive ne proces, por sigurimi permes kercenimit i nje mandati te ri te Presidentit te FSHF-se, z. Armand Duka.

Nderkohe, misioni im si kandidat per President i FSHF-se, mbetet i njejte dhe i pacenuar, as nga kercenimet personale dhe familjare qe me jane bere gjate kesaj kohe dhe as nga kercenimet e UEFA-s dhe avokateve te mirepaguar te saj per perjashtime te Shqiperise nga UEFA.

Ne fakt, duke menduar ate se c;:fare realisht ka perfituar deri me sot komuniteti sportiv shqiptar nga fondet e UEFA-s, kercenimi per perjashtimin e Shqiperise nga UEFA duket me shume si nje kercenim per drejtuesit aktuale te FSHF-se qe menaxhojne dhe perfitojne fondet e saj, se sa nje kercenim per vete ekipet e futbollit ne Shqiperi, te cilat ende nuk arrijne te zgjedhin dhe perfaqesohen lirshem dhe ne menyre demokratike dhe transparente dhe jo me te arrijne te njohin dhe te miratojne raportet e veprimtarise financiare te FSHF-se qe flasin per miremenaxhim te ketyre fondeve.

Duke i qendruar besnik asaj c;:ka une kam shprehur dhe kam bere gjate kesaj periudhe ne fushaten time si kandidat per President te FSHF-se, si dhe duke besuar fort ne faktin qe problemi me i madh nga i cili vuan komuniteti i futbollit ne Shqiperi eshte pikerisht pamundesia e organizimit dhe vendimmarrjes se tij te lire nga klani i cili e ka mberthyer dhe e shfrytezon ate deri ne piken e fundit per me shume se njezet vjet, ndihem i detyruar qe tashme ta vazhdoj kete mision i bindur qe permes veprimeve te mia demaskuese do arrij shume shpejt qe te bind jo vetem Gjykaten por edhe UEFA-n dhe FIFA-n per domosdoshmerine e rivendosjes se nje procesi zgjedhor ne shinat e ligjshmerise. Nderkohe qe komuniteti i futbollit ne Shqiperi ka vite qe e ka krijuar nje bindje te tille.

E vetmja arsye se perse une do te vazhdoj te ngulmoj ne perballjen time me kete maskarade te keqorganizuar zgjedhore eshte fakti qe pikerisht ky eshte problemi kryesor i komunitetit te futbollit ne Shqiperi. Pamundesia deri ne ekstrem e zgjedhjes se perfaqesuesve te tij dhe e marrjes se vendimeve ne menyre te lirshme dhe te pakontrolluar. Nje proces i kontrolluar deri ne detaj nga nje dare e vetme dhe e gjithepushtetshme.

Nje virus i kahershem qe tashme parashikon dhe kontrollon ne avance mendimin, vendimin dhe fatin e c;:do klubi futbolli. Ne vazhden e kesaj perballjeje, duke shprehur paraprakisht qe ne lidhje me keto shkelje te kryera nga FSHF dhe drejtuesit e saj une do ti drejtohem Gjykates dhe Prokurorise, ndihem i detyruar qe te kerkoj paraprakisht, nga FSHF dhe nga shume prej personaliteteve te futbollit ne Shqiperi dhe ekipeve te futbollit qe ata perfaqesojne, qe me date 15.03.2022, ata te shmangin dhe bojkotojne zhvillimin nga FSHF te nje procesi zgjedhor fals, te paligjshem, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe te manipuluar.

FSHF nuk mund te zhvilloje mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te saj dhe Asambleja e Pergjithshme nuk mund te marre asnje vendim te ligjshem per aq kohe sa:

Komisioni i Verifikimit te FSHF-se, ka perllogaritur shperndarjen e 26 delegateve qe i perkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit, jo duke u bazuar ne metodologjine e shperndarjes se mandateve te percaktuar ne nenin 3, pika 1, te Shtojces B, te Statutit te FSHF-se, por ne nje metodologji jo statutore, te paqarte dhe jo transparente;

Komisioni i Verifikimit te FSHF-se, ka perllogaritur shperndarjen e 26 delegateve qe i perkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit, jo duke u bazuar ne te dhenat faktike te regjistrit te OJF-ve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, duke kaluar deri ne absurditetin e dhenies se 3 delegateve Shoqates rajonale te Futbollit Lezhe, nderkohe qe kjo shoqate nuk ka ende te regjistruar ne Gjykate asnje anetar me te drejte vote;

ne perzgjedhjen/votimin e 26 delegateve qe i perkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit kane marre pjese dhe kane votuar edhe 26 klubet pjesemarrese ne Kampionatin Kombetar te Kategorise Superiore dhe Kampionatin Kombetar te Kategorise se Pare, ndonese sipas percaktimit te bere ne nenin 28, pika 2, germa “a”, te Statutit te FSHF-se, ketyre klubeve nuk u lejohej qe te kishin me shume se 1 delegat, pavaresisht faktit nese ato marrin pjese edhe ne nje ose me shume gara te futbollit profesionist, futbollit amator ose futbollit te fem rave; dhe

asnje prej 37 anetareve te FSHF-se (qe perfaqesohen ne total nga 55 delegate) nuk ka te drejte vote as ne Asamblene e Pergjithshme te zhvilluar me date 02.03.2022 dhe as ne ate qe pritet te zhvillohet me date 15.03.2022, per aq kohe sa asnjeri prej tyre nuk ka respektuar detyrimin e percaktuar ne nenin 92, te Statutit te FSHF-se, per ndryshimin e detyrueshem te Statuteve te tyre respektive;

Prokuroria eshte ende duke hetuar per konsumimin nga ana e disa prej drejtuesve te FSHF-se te nje sere veprave penale qe lidhen me kete proces te paligjshem zgjedhor te organizuar nga ana e tyre dhe ne lidhje me keto hetime, ekzistojne tashme edhe disa vendime gjyqesore penale, permes te cilave keta drejtues jane pezulluar nga ushtrimi i detyrave te tyre funksionale ne FSHF.

Zgjidhjet artificiale dhe te sforcuara juridike qe drejtuesit e FSHF-se kane tentuar qe ti japin parregullsive ne proces, duke shfrytezuar dhe perdorur si argument kryesor heshtjen e UEFA-s, thjesht kane perkeqesuar akoma dhe me shume paligjshmerine e ketij procesi, fati i te cilit tashme do te duhet te percaktohet vetem permes nje vendimi Gjyqesor.

Sa me siper, ne konfirmim te vendosmerise time si kandidat per President te FSHF-se per te demaskuar dhe zhbere kete maskarade zgjedhore, mediatikisht, gjyqesisht, penalisht dhe permes informimit te instancave te tjera me te larta te futbollit nderkombetar, kerkoj nga ana juaj si FSHF dhe nga ana e disa prej personaliteteve te futbollit ne Shqiperi dhe ekipeve te futbollit qe ata perfaqesojne, qe me date 15.03.2022, ata te shmangin dhe bojkotojne zhvillimin nga FSHF te nje procesi zgjedhor fals, te paligjshem, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe te manipuluar, duke marre menjehere masat per riperseritjen e procesit zgjedhor dhe respektimin korrekt te percaktimeve perkatese ligjore e statutore.

Une do vazhdoj te flas dhe demaskoj ate qe nje komunitet i tere futbolli nuk flet dhe nuk demaskon dot hapur ne Shqiperi por aq shume e kerkon dhe e pret! Me besim ne te ardhmen e futbollit shqiptar,

(Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë të Dritan Shakohoxhës)

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • erion: 15/03/2022 11:08

    thelbi i problemit eshte qe kushdo nga keta te fitoje sporti shqiptar mbetet ky qe eshte ,me korrupsion ,infuenca gara te trukuara ,tolerime fundkampionati etj etj qe ne i dime shume mire ,keshtu qe rri apo nuk rri duka vjen apo nuk vjen dikush tjeter asgje nuk do te ndryshoje pervec faktit qe do ike nje grup e do vije nje tjeter me pothuaj te njejtat synime ....

    Përgjigju
  • kolamingabaci: 14/03/2022 16:12

    shako mblidhe mendjen dhe kthehu aty ku te shkon per shtat, ne koment dmth. madje ishalla po te jep ndonje platforme pune se i ke prish marrdheniet me te gjithe. nga ana tjeter mendoj se na intereson nje shqiperi me futboll dhe me president te fshf armand duken se sa nje shqiperi pa futboll dhe me president te fshf nje top te shpuar si lali shako.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?