Nga ndeshja Teuta 2-0 Luzi

Kupa e Shqipërisë/ Teuta kalon me vështirësi Luzin, Bylis 'tenistik' me Pogradecin

11 Tetor 2022, 15:50| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:55

  • Share

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar ndeshjet e kthimit në raundin e parë. Në Ballsh, Bylis ka fituar me përmbysje 7-1 me Pogradecin. Të parët që kaluan në avantazh ishin liqenorët me Blacerin, teksa më pas Ferreira Souza me tripletë dhe Sousa me dopietë do vendosnin gjithçka për djemtë e Bellai. Vend edhe për Atshimene e Hodo që të vendoste emrin te goleadorët.

Në sfidën tjetër, Teuta mundi 2-0 Luzin. Në "Niko Dovana" vendosi goli i Karabecit në të 55 minutë dhe Hebaj në fund, me "Djemtë e Detit" që vuajtën edhe në përballjen e dytë me Luzin. Sfida e parë mes tyre ishte mbyllur 0-0, teksa trajneri Shkëmbi sheh të kalojë më tej.

Bylis 7-1 Pogradeci (Ferreira Souza 15', 24', 33' Encarnacao Sousa 27', 82', Atshimene 55', Hodo 89' / Blaceri 4')

Teuta 2-0 Luzi (Karabeci 55', Hebaj 89')


Lajmi kryesor:

'Lumë' golash në Kupën e Shqipërisë, Bylis dhe Laçi nuk kursehen, vuan Teuta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?