TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren, duke i caktuar detyra deputetëve, se 1 javë në muaj, duhet të bëjnë takime në terren me elektoratin e tyre. Mbi këto takime dhe problematika që kanë dëgjuar nga vetë qytetarët në zonat ku ata janë zgjedhur, deputetët duhet të raportojnë në Kuvend. Për këtë qëllim ishte edhe seanca e sotme. Por nga disa reagime të deputetëve që Report Tv ka marrë, duket se fjalët janë të pakta kur në fokus janë hallet e qytetarëve.
Sa shqetësime sollën ligjvënësit në Kuvend dhe sa i kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve të tyre? Të vetmit deputetë që folën në seancë për "hallet e popullit", ishin deputetët Eljo Hysko dhe Ilir Beqja.
Report Tv ka marrë pyetur jashtë Kuvendit disa deputetë nëse i kanë realizuar takimet, por përgjigjet që marrim, janë tepër sipërfaqësore.
Ervis Meço: Kam zhvilluar takime me zgjedhësit, është kthyer në një traditë. Problemet e tyre janë periodike
Edlira Bode: Kam takuar shumë zgjedhës, kryesisht kishim festë, se kishim çlirimin e Devollit
Edlira Hyseni: Unë vij nga Durrësi, dhe ka disa problematika, shpesh të përbashkëta me qytetet e tjera.
Bujar Çela: Problemet e Lushnjarëve, janë ato të që kanë gjithë shqiptarëve. Janë problemet e pronave, problemet e rrugëve, problemet që nuk gjejnë asnjëherë zgjidhje
Ulsi Manja: Si deputet i njësisë 11, e kam zhvilluar nga e hëna deri mbrëmë komplet javën e gjelbër
Uj te pishem Po kerkon populli o halabak e keni mendjen vetem me vjell
PërgjigjuSI NUK E HAP GOJEN ASNJE DEPUTET DUKE PERFSHIRE DHE ETALONIN E HUMANIZMIT ED RAMEN TE TRAJTOHET PROBLEMI I MINIMUMIT JETK PER SHQIPETARET POR MEREN MEPISLLEQET E NJERI TJETRIT DUHEN PROTESTA TE PERBYSEN KETE MASHTRUESA
PërgjigjuPER CFAR HALLESH FLASIN KETA PLERA, SHQIPERIA ESHTE E TRETA NE BOTE PER NIVELIN E ULET TE RROGAVE DHE PENSIONEVE. KJO ESHTE E TURPESHME....
Përgjigju