Kurti hoqi taksën e lëndës së parë me Serbinë, Haradinaj: Me këtë ai humbi plotësisht kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtar

20 Mars 2020, 21:22| Përditesimi: 20 Mars 2020, 21:30

  • Share

1584736231_1581507325ramushharadinaj563x360.jpg

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të të marrë nga qeveria e Kosovës për heqjen e taksës prej 100 % për lëndën e parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se përmes këtij vendimi ka humbur kredibilitetin tek parterët ndërkombëtar, veçantërisht SHBA.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp “, shkruan Haradinaj.


Lajmi kryesor:

Kurti vendos heqjen e tarifës ndaj Serbisë për lëndën e parë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?