Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Ohër, ku do të zhvillojë takimin me Aleksandër Vuçiç. Mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të cilit i ka thënë se është optimist për ditën e nesërme.
“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.
Lajmi kryesor: