Protestuesit në Beograd

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, serbët protestojnë në Beograd, kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Serbisë! Vuçiç: S'jemi larg Luftës së Tretë Botërore

17 Mars 2023, 20:47| Përditesimi: 17 Mars 2023, 22:59

  • Share

Në Beograd, qytetarët serbë po zhvillojnë protesta gjatë mbrëmjes së sotme kundër marrëveshjes europiane që pritet të diskutohet nesër në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Protesta është organizuar nga partitë e tjera parlamentare dhe pjesëmarrës janë edhe qytetarë të cilët nuk janë simpatizantë të asnjë prej këtyre partive politike.

Tre janë kërkesat që bëhen nga protestuesit serbë, refuzimi i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dorëheqja e Vuçiç dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.Sipas mediave serbe, që prej orës 18:00 në sheshin kryesor të kryeqytetit serb, u mbledhur dhjetëra mijëra njerëz. 

Para takimit qw do tw mbahet ditwn e neswrme, Vuçiç ka bwrw deklarata tw forta duke deklaruar se nuk jemi shumw larg shpwrthimit tw Luftws sw Tretw Botwrore. 

Ndërkohë nesër në orën 10:00 pritet të nisë takimi i Vuçiç me Kurtin ku pritet të flitet mbi nënshkrimin e marrëveshjes për planin franko-gjerman që synon të arrijë njohjen reciproke mes dy vendeve. 

Karakteristikat e propozimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13 shkurt në Kuvend lexoi “disa karakteristika” të versionit të parë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve të tjera të njohjeve de-facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore p.sh. marrëveshja Japoni-Kore Jugore. Vetë Gjykata Kushtetuese e Republikës Federative të Gjermanisë e kishte konstatuar në vitin 1973 që marrëveshja gjermano-gjermane ngërthente më vete njohjen de-facto të shtetësisë së njëra-tjetrës dhe njohjen e integritetit territorial nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare.

Propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazisë në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyç i Kartës së Kombeve të Bashkuara sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura.

Propozimi, gjithashtu, përcaktonte njohjen nga palët, të parimeve të barazisë së sovranëve, integritetit territorial, zgjidhjen paqësore të konflikteve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare që përfshin jo vetëm organizatat në kontinentin evropian, por edhe ato me shtrirje universale si OKB, UNESCO apo NATO.

Propozimi përfshinte njohjen e palëve ndaj njëra-tjetrës të së drejtës së përfaqësimit shtetëror në terrenin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Propozimi përfshinte shkëmbimin e zyrave të përhershme diplomatike në formën e legatëve që janë ambasada faktike e që përbënin formën normale të marrëdhënieve ndërshtetërore para Luftës së Dytë Botërore.

Propozimi përmbante njohjen e dokumenteve shtetërore që kanë efekt ndërkombëtar të shtetësisë për shtetasit, përfshirë të pasaportave të njëra-tjetrës nga njëra-tjetra.

Propozimi, megjithatë, përmbante edhe dy norma që lidheshin me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë: E para, normën që e përcaktonte komuniteti serb, do të ketë një të drejtë të vetëmenaxhimit në përputhje me instrumentet, konventat e Këshillit të Evropës, ashtu siç ka çdo komunitet minoritar në shtetet anëtare në Këshillin Evropës.

Dhe, e dyta, formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, gjë që ne veçse e kemi bërë përmes njohjes së ekzistencës së kishës në Ligjin tonë për komunitetet fetare në Kosovë.

Pika 10, e fundit, parashihte rregullën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit do të duhej të zbatoheshin nga palët.

Ora 22:13
Kurti mbërrin në Ohër, zhvillon bisedë telefonike me Chollet: Diskutuam rëndësinë e fundjavës! Jemi të përkushtuar te e nesërmja

1678626552_Screenshot9.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Ohër, ku do të zhvillojë takimin me Aleksandër Vuçiç. Mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të cilit i ka thënë se është optimist për ditën e nesërme.

“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.

Ora 21:51
Protesta në Beograd, deklarata e Vuçiç para takimit me Kurtin: S'jemi larg Luftës së Tretë Botërore! Detyra jonë është të mbrojmë Serbinë

1679086409_747558whatsappimage20230317at183743f.webp

Nesër pritet të jetë ditë e madhe për bisedimet Kosovë-Serbi, por presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë para qytetarëve. Ai paralajmëron Luftën e Tretë Botërore ndërsa shton se është detyra e tij që të shpëtojë Serbinë.

“Kam frikë t’ju them se nuk jemi shumë larg shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore. Detyra jonë është të mbrojmë Serbinë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që të ruaj paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, tha Vuçiç.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/03/2023 02:14

    Ik o Vucic,se nuk e fillon me njeri luften boterore per Serbine.Ka perenduar ajo kohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?