Kosova & Rajoni

Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kurtit, analistja nga Kosova: Deri tani ka bërë shaka, nëse nuk shkon merret forcërisht! Imazh i keq kur nuk respektohet drejtësia

19 Shkurt, 12:00| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:31

  • Share

TIRANE- Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi në një intervistë pr Report Tv thotë se Kurti duhet të respektojë organet e drejtësisë dhe të paraqitet për dëshminë e tij, pasi ndryshe do të krijohet një imazh i keq për qytetarët e Kosovës.

Për gazetarin Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ Maliqi thotë se Kurtit i iku koha e shakasë. 

 

'Nëse deri më tani ka bërë shaka me çka ka kërkuar prokuroria, tashmë është një çështje që ka kaluar në instancë tjetër. Gjykata jep urdhër që personi, nëse refuzon, jep urdhër policisë që ta dërgojë. Mendoj se Kurti nuk do e bëjë këtë gjë se nuk është imazh i mirë për qytetarët e Kosovës. Ne e dimë çfarë perceptimi ka Kurti për institucionet e Kosovës. Ka bërë një perceptim sikur gjykatat janë politike dhe të kapura. Kurti duhet të respektojë vendimin e gjykatës dhe të paraqitet për dëshminë e tij. Kurti duhet të veprojë konform rregullave.

Kurti duhet të respektojë organet  drejtësisë. Është imazhi më iu keq nëse kryeministri nuk respekton drejtësinë. Rregullat janë të njëjtë. Prokuroria i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme. Jemi në rrethana të tjera. Zgjedhjet janë kryer. Duhet ti përgjigjet organit të drejtësisë. Është imazhi i keq. janë organe të drejtësisë. Problemi i Kurtit është që nuk do të shkojë dhe ka krijuar perceptimin se gjykatat janë të kapura nga partitë që kanë qenë në pushtet.'

Maliqi gjithashtu diskutoi për procesin e certifikimit të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë vit një dështim të KQZ-së, që ka çuar në vonesa të paprecedentë. Ajo kritikoi qeverisjen e Vetëvendosjes, duke e quajtur kaos të pashembullt në procesin zgjedhor.

'Certifikimi do shtyhet, nuk ka përfunduar votimi i votave për kandidatë. Pastaj fillon procesi i numërimit të votave të diasporës dhe votave të qytetarëve me aftësi të kufizuara. Mund të shkojë deri në 1 muaj certifikimi. Kosova ka qenë një vend shembull për zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk ka ndodhur që një rezultat të mos e marrim vesh brenda 3-4 orëve. Mirëpo këtë vit dështoi KQZ. Kemi një kaos të tillë pas 25 vjetësh. Nuk është mirë se nuk na ka ndodhur më herët. Ndodh vetëm në qeverisjen e Vetëvendosjes.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarras Lala: 20/02/2025 08:50

    Kurt ēshtē kondom i skaduar e kshu qē Kurti do shkoi tē deklaroi e pastaj Kurt Kondome te koshi plerave do shkoni.

    Përgjigju
  • Xxx: 20/02/2025 00:40

    Kurti eshte karaduze.Nuk pyet per prokurori e gjykate.Por do detyrohet te paraqitet,me dashje apo me I pshurrun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?