Foto: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
Ka përfunduar në Prishtinë takimi mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kreut të LVV Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve të Presidentes për zgjidhjen e krizës politike të krijuar në Parlament. Pas takimit kreu në detyrë i qeverisë së Kosovës tha se do të bëhet çmos që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të kërkuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në 26 Qershor, i cili urdhëronte partitë të konstituojnë parlamentin brenda 30 ditëve. Pjesë nga fjala e Albin Kurtit pas takimit më Vjosa Osmanin.
"Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë".
Këtë të mërkurë, Osmani pritet të takohet edhe me kreun e PDK Memli Krasniqi, ndërsa të enjten do të presë në zyrë krerët e LDK dhe AAK, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.
Lajmi kryesor:
Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani nis takimet me krerët e partive! Kurti: Do bëjmë çmos të konstituojmë parlamentin
A.I/Xh.K/ReportTv.al
