Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një reagim të fundit në rrjete sociale shkruan kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në takimin e 2 majit në Bruksel ka thënë se Millan Radojçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Kurti shprehet më tej se Vuçiç dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.
"Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen", shkruan Albin Kurti.
Lajmi kryesor:
Sulmi në Veri të Kosovës, Kurti: Në Bruksel, Vuçiç na tha se Radojiçiç do bëhet 'Adem Jashari' i serbëve! Policia përfundon bastisjet në Banjskë
B.K/ReportTv.al