Rama duke bërë batutë për kandidaten e Mirditës dhe kundërshtarët demokratë
Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu ironitë dhe batutat në takimin e sotëm elektoral në Lezhë ditën e sotme, që mbajti me gra dhe vajza socialiste.
Duke folur për preferencat partiake të qytetarëve të qarkut të Lezhës, ai bëri batutë për një nga kandidatet e Mirditës, duke iu referuar forcës së grave në krahasim me listën që kanë kundërshtarët për zgjedhjet e 11 majit.
“E kush demokrat nuk do e donte për nuse këtë”, tha kryesocialisti, duke iu përgjigjur ankesave të kundërshtarëve për të rinj apo të vjetër në listat e PS, ose se ishin “kokëfortë” të djathtë. A ma thoni dot se ça fiton ai duke e marrë votën dhe duke e hedhur në kënetë? Duke marrë asgjë, kjo është e sigurtë. Kush do të rinj, ka të rinj, kush dotë vjetër, ka të vjetër. Për ata që kanë kokën e fortë, që thonë se s’ia jap dot votën PS. Nëse nuk do t’ia japësh votën PS, mirë. Dakort. Mos ia jep, por zbrit aty te lista dhe shiko, nuk e shef fare ti aty se çfarë ka, mund të jetë... Cili babë nga këta demokratët që mund të jenë komplet të shfazu, që nuk do e donte për nuse këtë “djalë”. Nuk e shef ti këtë, e kam për ata Mirditorët dhe të Rrëshenit (i referohet kandidates aty pranë që përfaqëson atë zonë). Nuk po bëj fushatë për ty, mos u ço ti, e kam me ata, po hedh fjalë. (i drejtohet asaj)”, u shpreh Rama mes të tjerave në batutën e tij për ndasitë politike.
Lajmi kryesor:
Rama nga Lezha: 11 maji takimi me historinë! Burrat u mërzitën se u thashë çyryk, të deklarohen me BE e jo kënetën dhe certifikohen si ‘normal’
A.Q/I.M/ReportTv.al
