Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë. Në fillim të fjalës, ai tha se faktorizmi i grave dhe vajzave brenda Partisë Socialiste është krenaria e tij më e madhe që kur mori udhëheqjen e kësaj force politike.
"Këtu ka disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë që kur hyra qysh në krye të PS dhe jam i bindur që e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë, kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Ishte e paimagjinueshme që PS të kishte një prani të tillë grash dhe, kur e kemi nisur këtë rrugëtim, kur u zgjodha kryetar i partisë dhe bëja vizitat e para në organizata, në të gjithë territorin kishte zona të tëra që nuk kishte asnjë grua. Kur i pyesja ku janë gratë, përgjigjja ishte: s’nuk ka gra këtu. dhe unë thoja: kush ju ka pjellë, keni pjellë njëri-tjetrin? Dhe kështu, hap pas hapi, arritëm të bëjmë diçka që është historike dhe për mua është arsyeja më e madhe e krenarisë time, që sot gratë dhe vajzat nuk janë më diku në cep apo pas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe janë pjesë e jetës së përditshme të PS",-tha Rama në fillim të fjalës së tij.
Kreu i PS theksoi edhe në këtë takim, për të disatën herë, se 11 maji, më shumë se zgjedhje për qeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, është moment vendimtar për realizimin e ëndrrës dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve: Anëtarësimin në BE.
"Kemi shumë rrugë për të bërë, ka shumë rëndësi që nënat shqiptare, nënat e reja të kuptojnë se sa themelore është që më 11 maj Shqipëria, populli shqiptar t’i kapërcejë kufijtë që ndajnë njerëzit normalisht me një palë zgjedhje. Përgjithësisht zgjedhjet janë një mundësi për të vendosur mes disa alternativave për 4 vite. Por ka zgjedhje që nuk janë një vendim për 34 vite, por një takim me historinë. 11 maji është takimi i dytë me historinë. Takimi i parë ka qenë '91, kur shqiptarët në shumicë dërrmuese votuan PD. Nuk ishin të gjithë pjesë e PD, pastaj në korrik-gusht kur u bënë zgjedhjet vendore, shumica votuan kundër PD. Aman në zgjedhjet e përgjithshme, populli kuptoi që ato zgjedhje ishin vendi për të hedhur një votë që ndante historinë, mbyllte një kapitull të gjatë dhe lante duart menjë sistem politik që shqiptarët e kishin refuzuar dhe përqafonte një sistem të ri politik që shqiptarët e kishin ëndërruar. Sot, 11 maji është momenti që populli të marrë një vendim për të vazhduar negociatat pa ndërprerë dhe për ti mbyllur në 2027, apo për të ngatërruar mes nesh, popullit shqiptar dhe BE, kënetën dhe moçalet që janë një mundësi zgjedhje më 11 maj",-tha Rama.
Rama nuk la pa përgjigje dhe komentet për batutën e tij lidhur me burrat gjatë takimit të djeshëm me gratë dhe vajzat e Qarkut Dibër.
"Janë mërzitur që si i thotë Rama më shumë se gjysmës së burrave çyryk. Unë nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them se aq janë, se sikur mos të ishim gjysma e burrave e çyryk këtë vend, e dini ku do të ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë dhe më thoni ju mua tani, a është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Ne kemi 56% të grave në të gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e para shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull, dhe kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjesht dhe vetëm të deklarojë që nuk është më me kënetën por me BE-në. Në momentin që thotë “jam me BE-në” dhe jo me kënetën, merr certifikatën që është normal",-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama e mbylli fjalimin e tij me thirrjen se vota për PS-në më 11 maj e çon vendin drejt BE-së, i jep pasaportën europiane dhe madje e sjell BE-në në Shqipëri.
Dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet votës masive, përtej të majtës dhe të djathtës.
“Kemi pas edhe fatin, por fatin e kemi bërë vetë. Kemi kryetarë bashkie që nuk ndajnë vetëm vizione dhe ide, por edhe të njëjtën qasje (bashkëpunimit me bashkitë demokrate). Më pak në Mirditë për arsye që dihen. Çfarë i është bërë Kurbinit në këto vite e Lezhës, zor se gjen në këto vite të marra së bashku. Ato që janë bërë dhe që do bëhen, projekte të jashtëzakonshme që janë bërë e do bëhen, që kërkojnë kohën e nevojshme. Hyrja në BE nuk është çështje që ne do shkojmë atje, BE do vijë këtu. Do bëhemi pjesë e familjes europiane. Kjo pasaporta (e BE) nuk është dokument udhëtimi, ajo tjetra është e udhëtimit. Kjo është status i ri qytetarie. Kjo i jep çdo qytetari e qytetare statusin europian të barabarte me atë europian. Me besimin se sa herë fiton PS, po aq herë fitojnë gratë dhe vajzat në të përditshmet”.
Ai përsëriti edhe sot batutën e grave që braktisin përkohësisht burrat dhe anasjelltas, si dhe rezultatin që merret nga ky eksperiment social në Shqipëri.
Rama theksoi se burrat pa gratë sikur për një muaj, jo vetëm pa larë, pa ngrënë e pa rruajtur, por rrezik u del edhe bishti. Kurse gratë pa burra do sillnin qetësi në vend, s’do luhej bixhoz e s’do pihej alkool.
“Këto nuk i bënim dot 5-6 vite më parë, ne njësoj kemi besuar te gratë. Sepse përpjekja e bërë është e jashtëzakonshme e kjo përpjekje ka filluar të çlirojë edhe burrat. Ku duhet të shkojnë, si, pse, e çfarë duhet të bëjnë. E kuptojnë shumë mirë burrat e mençur se po u mbështet të forca e grave dhe vajzave, është mbështetut në një themel që nuk bie. Në Kurbin nuk thuhet ‘o ba’, por ‘o nëne’. Imagjinoni sikur ju gra e vajza të ikni një muaj nga vendi me anije, kur të kthehehi se çfarë do gjeni këtu, do gjeni njerëz që vetmë bishti i mungon, me mjekrra, pa la, pa ngrënë, pa rrujt. Po sikur të ikin ata një muaj, çfarë do ndodhi? Asgjë? Jo vetëm kaq, s’do ketë ngjarje, s’do luhet bixhoz, s’do ketë aksidente, s’do ketë konsum alkooli, do bjerë konsumi i alkoolit. Do përplasen me gratë, keni parë gra të bëjnë aksident, burrat i bjenë grave me makina”, u shpreh kryeministri.
Dhe teksa i thirri mençurisë së burrave që të ndiqnin gratë dhe vajzat, pasi edhe ai “nuk ishte çyryk” që i ndiqte dhe i ndjek, Rama e mbylli me një “thumb” për ish-kryedemokratin Lulzim Basha, aktualisht drjetues i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
“Kështu që burrat e mençur t’i besojnë grave dhe vajzave. Unë çyryk nuk jam. Ndaj më 11 maj votoni numrin 5 dhe t’i bëjmë qejfin Lulit dhe të nxjerrim katrën!”.
Me këtë të fundit iu referua objektivit të PS për qarkun e Lezhës më 11 maj, 4 mandate deputetësh, duke bërë lojë fjalësh me numrin e Koalicionit Euroatlantiktë Bashës në fletën e votimit.
Kryeministri Edi Rama thumboi kundërshtarët politikë për zgjedhjet e 11 majit dhe mbështetësit e PD-së që ankohen se regjimi komunist u ka pushkatuar të afërmit apo gjyshërit, ndaj nuk votojnë PS-në.
Kryesocialisti u kujtoi rivalin e tij, Sali Berisha, për të cilin bëri sarkazmë, duke thënë se ka qenë me Partinë e Punës, duke rrëzuar edhe alibinë e demokratëve.
Gjithashtu u dha porosi grave dhe vajzave socialiste që jo vetëm të kishin kujdes nga kunatat, por t’ia merrnin kalanë nga brenda burrave dhe të bindnin shoqet e tyre apo rrethin familjar, edhe po të ishin me ndasi politike, me qëllim që të votonin PS-në.
“Ajo ku më ikën mendja fare është kur thonë, “si t’ia bëjmë mo vlla, më kanë pushkatuar gjyshin”. Sikur unë e Ulsiu i kemi pushkatuar gjyshin. Nuk i kuptoj dot këta të kënetës, s’i kuptoj dot. Kur nga krahu tjetër bufi i kënetës, anëtar i Partisë së Punës. Vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj ta shofin si në rregull për gjyshin, por s’e dinë kur gjyshi shkretë atje rrotullohet në varr kur sheh nipin atje që voton për bufin e kënetës. Por ju që jeni këtu, sa t’ju bëjmë pallatin e sportit me Pjerinin dhe Ulsiut.
Mos iu ndanin rrethit familjar. Sidomos kunatave, me to kujdes aty, kunatat janë më të rrezikshme. Ja e sheh aty si qeshin. Mos iu ndani shoqeve që keni, shoqeve të shoqeve, duhet të organizonin komplotin më të madh që i është bërë ndonjëherë burrave në këtë vend. Puna është t’ia marrim kalanë atyre të tjerëve, e kalaja merret vetëm me gratë, se burrat tanë e dimë. Siç thoshte edhe fabula e Dibrës, janë gratë gurët e poshtëm që lëvizin gurët e epërm të mullirit”, tha kryeministri.
Rama duke bërë batutë për kandidaten e Mirditës dhe kundërshtarët demokratë
Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu ironitë dhe batutat në takimin e sotëm elektoral në Lezhë ditën e sotme, që mbajti me gra dhe vajza socialiste.
Duke folur për preferencat partiake të qytetarëve të qarkut të Lezhës, ai bëri batutë për një nga kandidatet e Mirditës, duke iu referuar forcës së grave në krahasim me listën që kanë kundërshtarët për zgjedhjet e 11 majit.
“E kush demokrat nuk do e donte për nuse këtë”, tha kryesocialisti, duke iu përgjigjur ankesave të kundërshtarëve për të rinj apo të vjetër në listat e PS, ose se ishin “kokëfortë” të djathtë. A ma thoni dot se ça fiton ai duke e marrë votën dhe duke e hedhur në kënetë? Duke marrë asgjë, kjo është e sigurtë. Kush do të rinj, ka të rinj, kush dotë vjetër, ka të vjetër. Për ata që kanë kokën e fortë, që thonë se s’ia jap dot votën PS. Nëse nuk do t’ia japësh votën PS, mirë. Dakort. Mos ia jep, por zbrit aty te lista dhe shiko, nuk e shef fare ti aty se çfarë ka, mund të jetë... Cili babë nga këta demokratët që mund të jenë komplet të shfazu, që nuk do e donte për nuse këtë “djalë”. Nuk e shef ti këtë, e kam për ata Mirditorët dhe të Rrëshenit (i referohet kandidates aty pranë që përfaqëson atë zonë). Nuk po bëj fushatë për ty, mos u ço ti, e kam me ata, po hedh fjalë. (i drejtohet asaj)”, u shpreh Rama mes të tjerave në batutën e tij për ndasitë politike.
Kryesocialisti Edi Rama mbajti takimin e radhës me gratë dhe vajzat në Lezhë, ku nuk munguan as batutat. Rama iu rikthye deklaratave të tij se gjysmat e burrave janë “çyryk”. E madje, kreu i PS tha me batuta se vetë ai e pranon se pa gruan është si “ndërtim pa leje”.
"Janë mërzit shumë këta çyrykët, se u thotë Rama vajzave të PS që nëse të dashurit tuaj shkojnë me kënetën lërini. Unë nuk u them ashtu tamam, unë u them përpiquni ti shpëtoni, por nëse ata insistojnë të hidhen në kënete, lërini se ca do bëjnë do shkojnë me ta në kënetë. Burri çyryk se pranon fare humorin, i duket gjëja më e tmerrshme. Këta janë në gjendje të të marrin me libër shtëpie, të të thonë gjërat më të zymta, më të zeza, më të ulëta dhe u duket një gjë normale. Po t'ua kthesh me të njëjtën mënyrë prapë nuk është se u bën përshtypje, por po të bësh humor me ta çmendën. Ua dhashë recetën...
Meqë Ulsiu përmendi Dibrën, më erdhi mesazh nga një numër nga Dibra, ishte pjesëmarrëse në takim dhe shkruante: Rama, gratë dhe vajzat e Dibrës që ishin dje në takim s’kanë për ta harruar kurrë, se kurrë nuk na e kishte bërë kush atë nder që na e bëre ti, që ne ishim në sallë e burrat rrinin në trotuar. Ajo gjysma e burrave që janë me mend në kokë nuk mërziten fare nga këto që them unë. Ata e dinë dhe e pranojnë se pa gratë janë çyryk, çyryket e dinë, por mazalla se duan me e pranu. Unë për vete e pranoj, unë pa gruan time jam ndërtim pa leje", tha Rama.
Komente

BURRAT DO TA SH...JNE GRUAN,,,O RAMA O HAJDUT O PALACO....
Përgjigju