Kryesocialisti Edi Rama mbajti takimin e radhës me gratë dhe vajzat në Lezhë, ku nuk munguan as batutat. Rama iu rikthye deklaratave të tij se gjysmat e burrave janë “çyryk”. E madje, kreu i PS tha me batuta se vetë ai e pranon se pa gruan është si “ndërtim pa leje”.
"Janë mërzit shumë këta çyrykët, se u thotë Rama vajzave të PS që nëse të dashurit tuaj shkojnë me kënetën lërini. Unë nuk u them ashtu tamam, unë u them përpiquni ti shpëtoni, por nëse ata insistojnë të hidhen në kënete, lërini se ca do bëjnë do shkojnë me ta në kënetë. Burri çyryk se pranon fare humorin, i duket gjëja më e tmerrshme. Këta janë në gjendje të të marrin me libër shtëpie, të të thonë gjërat më të zymta, më të zeza, më të ulëta dhe u duket një gjë normale. Po t'ua kthesh me të njëjtën mënyrë prapë nuk është se u bën përshtypje, por po të bësh humor me ta çmendën. Ua dhashë recetën...
Meqë Ulsiu përmendi Dibrën, më erdhi mesazh nga një numër nga Dibra, ishte pjesëmarrëse në takim dhe shkruante: Rama, gratë dhe vajzat e Dibrës që ishin dje në takim s’kanë për ta harruar kurrë, se kurrë nuk na e kishte bërë kush atë nder që na e bëre ti, që ne ishim në sallë e burrat rrinin në trotuar. Ajo gjysma e burrave që janë me mend në kokë nuk mërziten fare nga këto që them unë. Ata e dinë dhe e pranojnë se pa gratë janë çyryk, çyryket e dinë, por mazalla se duan me e pranu. Unë për vete e pranoj, unë pa gruan time jam ndërtim pa leje", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Lezha: 11 maji takimi me historinë! Burrat u mërzitën se u thashë çyryk, të deklarohen me BE e jo kënetën dhe certifikohen si ‘normal’
SI.E./I.M/ReportTv.al
