‘Kush e vrau, para 10 minutash fola me çunin?’ momenti kur familjarët e 33-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan shkojnë në vendngjarje! Njërit i bie të fikët (VIDEO)

18 Gusht 2022, 09:00| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 10:53

  • Share

ELBASAN- Madrit Ulqinaku, 33-vjeç, u vra pas një konflikti të çastit me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Elbasan, në afërsi të Bulevardit kryesor të qytetit. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari i identifikuar me inicialet H.P.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët e 33-vjeçarit, kanë shpërthyer në britma e ulërima, teksa kanë mbërritur në vendin ku u vra Madrit Ulqinaku.

‘Kush e vrau... para 10 minutash fola me çunin? A është ai apo jo? Kush e vrau?’- dëgjohen ato teksa ulërasin me të qara dhe tentojnë që t’i afrohen trupit të pajetë por ndalohen nga policia. Ndërkohë në një video tjetër të siguruar nga Report Tv, shihet teksa njëri prej familjarëve humb ndjenjat, por fatmirësisht ndihmohet nga mjekët dhe gjendja e tij përmirësohet.

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes Ulqinakut dhe Klajdi Sallufit, tashmë i shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit.

Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anonim: 19/08/2022 14:04

    O Zot c'fare ndodh ne kete vend!!! Krimi e ka mbuluar Shqiperine. Pa buke, pa siguri, pa drejtesi dhe me nje klase politike llum.

    Përgjigju
  • Avokati: 19/08/2022 11:03

    Ky njeri duhet denuar me burgim te perjeteshem se e ka bere vrasjen me paramendim . ky mostere qe per nje shikim vret njerez ose per nje perplasje supi .kot nostra kujtojn se duan te bejne te Fortin e qyteti .

    Përgjigju
  • Grupi: 19/08/2022 00:03

    Policia duhet ta ekzekutoje ne aksion ****** qe vrau nje njeri te pafajshem, jo ta kape te gjalle. Ai individ nuk i duhet me shoqerise. Ata te tjeret me 35 vite pa te drejte ulje denimi. Nese doni qe duart vrasese te keputen. Keshtu nuk vazhdohet me.

    Përgjigju
  • Largohu me 200 km ne ore: 18/08/2022 12:19

    Sako ke shume te drejte,nuk I shtoj asnje presje komentit tane.

    Përgjigju
  • sako: 18/08/2022 10:26

    ikni nga ky vend i cmendur, nuk jetohet me ketu, shpetoni femijet , largohuni sa me pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?