Report Tv ka siguruar foton e Antonio Lekës, 36-vjeçarit i cili u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e sotme pasi u kap me arsenal armësh dhe i veshur me antiplumb. Antonio Leka është djali i një oficerje ushtrie Davë Leka. Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.
Lajmi kryesor:
Me arsenal armësh me vete dhe i veshur me antiplumb, arrestohet djali i oficeres së ushtrisë në Lezhë: Isha nisur për të vrarë politikanët
M.Q.//ReportTv.al