Me arsenal armësh me vete dhe i veshur me antiplumb, arrestohet djali i oficeres së ushtrisë në Lezhë: Isha nisur për të vrarë politikanët

9 Janar 2023, 18:51| Përditesimi: 9 Janar 2023, 22:58

  • Share

LEZHË- Një ngjarje e mundshme kriminale u parandalua në Lezhë, teksa 36-vjeçari Antonio Leka  u kap me një arsenal armësh zjarri, armë të ftohta, vjedhje kamuflazhi e sende të tjera.

Ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

'Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre' -ka pohuar Leka. Antonio Leka është djali i një oficerje ushtrie, Davë Leka.

Report Tv mëson se nuk përjashtohet se i riu të ketë probleme të shëndetit mendor apo të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, megjthatë në gjykatë ai do të përballet me akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Ora 22:45
Me automatik në dorë dhe qeleshe në kokë, del fotoja e 36-vjeçarit në Lezhë pak minuta para arrestimit

1673300416_antoniolekamearmenelezhemetargembuluar1024x576transformed.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e 36-vjeçarit Antonio Leka pak minuta para arrestimit. Ai është parë me automatik në dorë dhe me qeleshe në kokë brenda një servisi makinash në Ishull-Lezhë. 36-vjeçari kishte një arsenal armësh me vete dhe gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Ai ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët.

Ora 21:01
VIDEO/ Me municion luftarak në makinë për të vrarë politikanët, këto janë pamjet e arrestimit të 36 vjeçarit në Lezhë

 

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e 36 vjeçarit, Antonio Leka i cili është kapur me arsenal armësh brenda makinës së tij në Lezhë. Sipas policisë, bëhet me dije se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar oficerët se 36 vjeçari donte të kryente një krim dhe për këtë arsye ishte armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ndërkohë policia e ka konsideruar si sekret hetimor motivin e 36 vjeçarit i cili kishte mbushur makinën e tij plot me municione luftarake, duke mos zbuluar detaje mbi objektivin e synuar nga i arrestuari.

Ora 20:35
Kush është Antonio Leka, 36-vjeçari që u kap me arsenal armësh në Lezhë! Djalë i një oficerje të ushtrisë

1673292693_finalprojekt.00135405.Still004.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Antonio Lekës, 36-vjeçarit i cili u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e sotme pasi u kap me arsenal armësh dhe i veshur me antiplumb. Antonio Leka është djali i një oficerje ushtrie Davë Leka. Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

Ora 20:07
U kap me armë gati për qitje në makinë, 36-vjeçari: Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës

1673294387_Screenshot2.jpg

Antonio Leka, një person nga qyteza e Milotit në Kurbin, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake.

Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 10/01/2023 10:10

    I vogel me vjet dhe me trup.Shume i cvogel me mendime dhe rezonime.Me se shumti i vogel me guxim e trmeri.

    Përgjigju
  • Leah: 10/01/2023 09:07

    Me thene te drejten vetem fytyre krimineli nuk ka. Nje fytyre kaq e bukur nuk mund te jete kurre i keq ne shpirt. Duhet pare gjendja psikologjike e tij dhe shkaqet

    Përgjigju
  • Artan: 10/01/2023 06:42

    Po pse te Lezhes,o cun,po ata te Tiranes,ta kishe pastruar pak nga ato ndyresira.

    Përgjigju
  • Axemi: 10/01/2023 06:33

    Ah moj Shot. Ti dhe Ai vllai jot kurv, shkoni boni cicin nashi, se ta kishe pas primen e kishe bo

    Përgjigju
  • Iris: 10/01/2023 02:36

    Kur hapet kjo /can of worms/,mos u cudisni per pasojat.Grushti qe hengri Saliu theu mitin e /paprekshmerise/ se politikaneve e sidomos ne nje shtet si Shqiperia,ku populli urren politikanet e sotem e i quan fajtore e shkaktare per keto 32 vjet /Dark Ages/ e ku duken te paprekshem nga drejtesia,krijon ambjent qe keto incidente te perseriten.

    Përgjigju
  • leta: 09/01/2023 22:47

    pse nuk le late te lante ca hale e te qerronte ca qe te shpetonte shqiperia

    Përgjigju
  • Emer Mbiemer: 09/01/2023 22:17

    Ne fakt kush e njeh kete djalin, e di se sa zotni e sa djale trim eshte. Ky eshte viktime e rrethanave dhe e shoqerise ku jetojme. Uroj qe institucionet e miqte ti qendrojne prane ne kete dite te veshtira.

    Përgjigju
    • Lezhjani: 09/01/2023 23:09

      Ke shum te drejte se e njeh e gjithe lezha edhe nuk e meriton te trajtohet si kriminel e si njeri rruge e te komentohet nga lloj lloj lastroku neper faqe lajmesh e port-halesh. Shpresoj qe gjykata dhe prokuroria te marre parasyshe gjendjen e renduar te Novit qe vjen si pasoje e rrethanave ne te cilat e la shteti pasi e perdori sa her ju desht

  • Populli: 09/01/2023 21:22

    Do zoti e d

    Përgjigju
  • Olsi: 09/01/2023 21:15

    Perse na e late te hiqte qafe disa mbeturina.

    Përgjigju
  • Daku: 09/01/2023 21:12

    Po cpate mor tu thaft dora qe spiunove

    Përgjigju
  • Ncnc: 09/01/2023 20:55

    Po pse nuk e lat mor ? Vetem nji njeri kshu e shpeton shqiperin po vravi disa politikan

    Përgjigju
  • Lezha: 09/01/2023 20:51

    Ky esht Nov Leka nder djemt ma trima te lezhes po lenja jasht cdo pune dhe rrespekti qe i takonte pas gjith sakrificave qe ka ber per partin socialiste te lezhes e qoj ne nje gjendje te renduar psikologjike por asnje qellim te till ska pasur as te vras e as te demtoje njeri kto jan inskenime

    Përgjigju
  • PSE se lat mer: 09/01/2023 20:19

    PSE se lat mer.te marote pun ne lezh a te vazhdonte ne tiron masanej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?