Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e 36 vjeçarit, Antonio Leka i cili është kapur me arsenal armësh brenda makinës së tij në Lezhë. Sipas policisë, bëhet me dije se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar oficerët se 36 vjeçari donte të kryente një krim dhe për këtë arsye ishte armatosur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.
Ndërkohë policia e ka konsideruar si sekret hetimor motivin e 36 vjeçarit i cili kishte mbushur makinën e tij plot me municione luftarake, duke mos zbuluar detaje mbi objektivin e synuar nga i arrestuari.
Lajmi kryesor:
Me arsenal armësh me vete dhe i veshur me antiplumb, arrestohet djali i oficeres së ushtrisë në Lezhë: Isha nisur për të vrarë politikanët
B.V/ReportTv.al