Një detaj që duket e do i japë një tjetër rrjedhë hetimeve të shembjes së hotel ‘Bizantit’ në Sarandë, është se biznesmeni i vrarë Edmond Papa ka dashur që ta blejë. Flitet se Papa (i ekzekutuar në dhjetor 2022) ka bërë tentativa për ta blerë këtë hotel. Deri më tani nuk konfirmohet se kjo është një nga pistat e hetimit, por pa dyshim do të vijojnë hetimet për të zbardhur mbi motivet dhe autorët e këtij atentati që solli rrafshimin e një prej hoteleve më të vjetra në Sarandë.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ VIDEO e shpërthimit që terrorizoi Sarandën, Report Tv siguron pamjet e momentit kur hidhet në erë me 30 kg dinamit hotel ‘Bizanti’
B.K./ReportTv.al