Kronikë

Kush është Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97 në Masakrën e Levanit

23 Tetor 2021, 23:10| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 23:18

  • Share

Demir (Dem) Backa i ekzekutuar ditën e sotme pranë një qendre tregtare, ishte pronar i Bar-Restoranti  "Piazza" në Fier. Në QKB biznesi rezulton i regjistruar në emër të tij që në vitin 2013, në lagjen Apollonia, rruga "Jakov Xoxa", të Fierit.

Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.

Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa nuk dihet nëse vrasja e Demir Backës ka lidhje më këtë masakër.

Masakra e Levanit konsiderohet si më e madhja që ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997 ku në rrethana ende të paqarta u vranë 24 persona gjatë një përplasjeje me armë që zgjati dy orë.

Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur të mblidheshin në Vlorë.

  

(Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e plotë) 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Dy autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, u larguan drejt Vlorës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?