Kronikë

VIDEO/ Ekzekutohet me kallashnikov Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Dy autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje, u larguan drejt Vlorës

23 Tetor 2021, 20:50| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 08:42

  • Share

FIER- Një atentat me breshëri kallashnikovi nga ndodhur në qytetin e Fierit. Objektiv i ekzekutimit ka qenë Demir (Demi) Backa pronar i lokal 'Piazza' në qendër të qytetit. 57-vjeçari mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës tregtare në Fier, një zonë mjaft e populluar.

Në orën 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU-së", teksa Demir Backa ndodhej brenda mjetit të tij tip "Audi", në parkim, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në lëvizje tip "Benz".

Mendohet se kanë qenë 2 autorët brenda mjetiti tip "Benz", të cilët pasi kanë ekzekutuar 57-vjeçarin, janë larguar në drejtim të Vlorës. Ata kanë djegur mjetin me targa tw vjedhura në Bypass-in e Fierit, në fshatin Daullas.

Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin. Demir (Dem) ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.

Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa nuk dihet nëse vrasja e Demir Backës ka lidhje më këtë masakër.

Për ngjarjen policia e Fierit, Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe 2 grupe të FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

1635057722_demirbacka1.jpg

Viktima Demir Backa

Ora 23:10
Kush është Demir Backa, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97 në Masakrën e Levanit

Demir (Dem) Backa i ekzekutuar ditën e sotme pranë një qendre tregtare, ishte pronar i Bar-Restoranti  "Piazza" në Fier. Në QKB biznesi rezulton i regjistruar në emër të tij që në vitin 2013, në lagjen Apollonia, rruga "Jakov Xoxa", të Fierit.

Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa.

Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 20 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa nuk dihet nëse vrasja e Demir Backës ka lidhje më këtë masakër.

Masakra e Levanit konsiderohet si më e madhja që ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997 ku në rrethana ende të paqarta u vranë 24 persona gjatë një përplasjeje me armë që zgjati dy orë.

Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur të mblidheshin në Vlorë.

  

(Kliko këtu për të aksesuar ekstraktin e plotë) 

Ora 22:00
Atentati në Fier/ Gjendet e djegur një makinë në fshatin Daullas, dyshohet të jetë e autorëve, policia nis hetimet

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua në Fier Demir (Demi) Backa. Dy autorët me një automjet tip "Benz" kanë qëlluar me kallashnikov drejt 57-vjeçarit. Burime bëjnë me dije se fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip "Benz", e cila dyshohet të jetë e autorëve. Ekspertiza policore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar nëse makina e djegur u përket autorëve. Report Tv siguron pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes tek i cili aktualisht po vijojnë hetimet. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasta el fuego: 24/10/2021 10:05

    Ja dhe nje luft e re ne fier ky ishte kusuri qe Beni duhej ti kthente Demes pas rrahjes qe i bani Dema,dhe Ben Qimja do te tregonte forcen perball kundershtarve te ti qe vonon po nuk harron...e paci nis me kam te mar hahahahah

    Përgjigju
  • Qwert: 24/10/2021 08:38

    Pabesia qe i beri qimes ka vetem nj pergjigje ...vdekje kujtonte se do shpetonte me at pabesi qe beri ..beni vajti te sqarohesh si burri me burrin po kosovaret e fierit e kan ne gjak pabesin ...tani kosovaret do ti rrujn k .. benit

    Përgjigju
    • Cami: 24/10/2021 18:23

      nuk ka mare afmen mos ja fut kot ju hodh siper mu te qenda ka mundesi te turizmi i xhikes dhe ai e ka emrin renato

    • per ty kurioz: 24/10/2021 15:07

      backat jan fisi madh po jo vllezer te gjith me kete ky dy pleq ka vllezer plus kan dhe 1 moter qe ua vran çamet e malit ne 98 per arsye se ajo mori armen ne dor kur ju vra burri vet kujtim ulaj vellai gim ulajt i vrare dhe ky . tani te shofim

    • Kuriozi: 24/10/2021 09:56

      Ca pabesie i ka bo qimes ky? Pse thojn te gjith ktu e ka vra qimja? Po kto backat jan te forte nr fier. Nese jan i bie qe paska plas lufta ne fier

  • Aaa: 24/10/2021 05:38

    Po kur jeni ba trima edhe ju laluca???!!! Ore,Labi,di not ti... hahhaha

    Përgjigju
  • Kthese e Patosit: 24/10/2021 03:34

    Qimja te hyje ne tunel atomik tani, se ska shpetim. Jashte Shqiperie e tredhin, ne Fier i iken koka, si e Ali Pashait. Zgjidh dhe merre Qime tani?

    Përgjigju
    • Qimja: 24/10/2021 08:40

      Ore edi qe ke te drejt ti qe do rri ne tunel po mos te merzitem ma siell at motren ketu brenda ta guxhlis cik une.

    • zarifi: 24/10/2021 07:02

      qimja die ishte mu ne mes te fierit sa per djeni ama me 15 veta jo me larg nga die

  • Shoku: 24/10/2021 02:05

    Ujku mjegull do,asnjeri nuk e gjeti pse?

    Përgjigju
  • Qamil: 24/10/2021 00:19

    I doli tymi asaj rrahjes se 2017 te piazza

    Përgjigju
    • Kuriozi: 24/10/2021 01:32

      Ca rrahje? Ca ka rraf ky ne 2017 o qamil

  • Qimja: 23/10/2021 23:50

    Qimjaaaaa

    Përgjigju
  • Buc backa: 23/10/2021 23:32

    Ore mos eshte ai mubabeti I asaj rrahjes se famshme qe ndodhi ne fier?

    Përgjigju
    • Timi: 24/10/2021 10:30

      Nuk e ka rrah njeri Ben qimen, vetem te birin nje shpulle aq, Mos flisni sikur dini shume, se as per fytyre si keni pa ndonjehere, Vetem ne tv i keni degju po flisni me bindje. Sa per kosovare, ka shume ne fier dhe problematike njifen Qe ne 96-97. Po tymi i dalte..

    • @Labi: 24/10/2021 00:29

      Rrahjes se Ben Qimes

    • Buc backa: 23/10/2021 23:56

      Po rrahen nje te forte ata,mbase eshtw zgjuar nga gjumi

    • Lushnja: 23/10/2021 23:51

      Kush jane 2 super rrahjet qe kane ndodhur ne fier ?

    • Labi: 23/10/2021 23:44

      Ciles rahje?

    • çameria: 23/10/2021 23:39

      per ke e ke fjal buço se ne fier vitet e fundit kan ndodhur 2 super rrahje

  • fieri: 23/10/2021 23:31

    dem backa nuk e kishte vlla buc backen po djal xhaxhai

    Përgjigju
  • çami: 23/10/2021 23:23

    heret a von do ndodhte

    Përgjigju
    • @Juli: 24/10/2021 10:46

      Për kë thua ti për Olsin?

    • Vlor: 24/10/2021 08:42

      Po ik mor lapanjos ..more bixhdil

    • Juli: 24/10/2021 02:03

      Po ben qimja e ka vrare me niprit e ede keckes se ate mbane per te vrare ai ate kulishin e bushtres nga colja qe ri tani me ata te oslos e di policia dhe nuk bene gje

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?