Donika Prela dhe Arta Marku

Kreu i ri i Krimeve të Rënda/ Kush është Donika Prela, prokurorja që ka në dorë dosjen e Adriatik Llallës

9 Maj 2018, 16:29| Përditesimi: 9 Maj 2018, 22:43

  • Share

Donika Prela, një prokurore karriere, nga sot do të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e njohur edhe si SPAK-u.

Prela njihet si mikeshë e kryeprokurores Arta Marku dhe vjen në këtë post pasi prej 5 muajsh drejtoi Prokurorinë e Durrësit.

Para këtij posti, Prela ka qenë edhe numri dy i akuzës në Durrës, kohë në të cilën kjo prokurori drejtohej nga Agron Gjanaj dhe kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.

Ndër dosjet kur Prela ka qenë prokurore është dhe ajo e djalit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi , në vitin 2012. Çështja e këtij të fundit, një aksident me pasojë vdekjen e një vajze, ishte mbyllur nga Prela.

Gjatë kohës që Prela drejtoi prokuroinë e Durrësit kjo prokurori nisi dhe hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla, dosje e cila tashmë është transferuar tek Krimet e Rënda, të cilat do të drejtohen nga Donika Prela.

Komento

Komente

  • Ylli Hoxha: 04/08/2018 13:28

    Te pergeoj per detyren.

    Përgjigju
    • Kujdesi Tahiraj Kalimash: 24/09/2018 15:10

      Ata qe flasin sipas interesit nuk e njohin Donika Prelen qofshin njerez te thjeshte,qofshin politakane,qofshin gazetare apo kushdo tjeter.Respekt per ju Donika Prela

  • Vetting: 09/05/2018 17:12

    naten qe eshte bere aksidenti kani pire mall tek lokali nehat kulles me bertin dhe zaret e tij, dhe parukierja ska qene rastesisht, por nqs eshte kjo prokurorja e ceshtjes ateher prokuroria eshte komplet e korruptuar dhe i sherben edi rames dhe gramoz rucit, shikut dhe agjensive te sigurimit ju mjafton te shkojne e te pysin ndonje tek kafja rremes dhe te thone te gjithe si vjen ledio me bertin andej dhe si i bejne pazaret dhe nuk e perfillin fare as policine as ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?