Kreu i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin, humbi jetën gjatë një aksidenti ajror, ku avioni i tij u rrëzua në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino.
Prigozhin ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, gruaja e Prigozhin është Lyubov Valentinovna Prigozhin, e cila është gjithashtu e pasur, ku pasuria neto e burrit të saj vlerësohet në 1 miliard dollarë, raporton Financial Time.
Ljubov është një farmaciste e cili posedon butikë të njohur si “Muzeu i çokollatës” në Shën Petersburg. Në vitin 2012 hapi spa “Kristal” në Shën Petersburg, e cila fitoi çmimin “Perfect Spa Project” vitin e ardhshëm. Ajo zotëron kompanitë "New Technologies SPA LLC" dhe "Agat", pjesë e grupit "Concord".
Ajo ka luajtur “role të ndryshme” në bizneset e bashkëshortit të saj, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, ku fëmijët e Prigozhin kishin të gjithë aksione në kompanitë e babait të tyre dhe këto shpesh shkëmbeheshin mes tyre.
Në vitin 2019, vajza e madhe e Prigozhin, e lindur në vitin 1992, Polina ishte aksionere në kompaninë ruse “Lahta Plaza”, e cila në mars të 2022 u vu nën sanksionet e SHBA, ku kompania tashmë është nën kontrollin e djalit, Pavel, i lindur në vitin 1996. Ai ka dhe një vajzë të vogël që quhet Veronika, e cila ka lindur në vitin 2005.
Pavel, sipas postimeve të të atit në rrjetet sociale, ka luftuar për Wagner në Siri dhe ka marrë njohje nga grupi "Kryqi i Zi" për shërbime ushtarake.
Nëna e Prigozhin e cila quhet Violeta, është ish-mjeke dhe “pronare aktuale ligjore” e firmës “Concord Management and Consulting” që nga viti 2011, “Etalona” që nga viti 2010 dhe “Kreda”.
Violeta filloi mësimet e pikturës në vitin 2017 në moshën 77-vjeçare dhe një vit më vonë hapi galerinë e saj të artit “Colors of Life” në qendër të Shën Petersburgut.
Lajmi kryesor:
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, ekspertët gjejnë kutinë e zezë, dhe rekuperojnë 10 trupat e pajetë! Lukashenko e paralajmëroi
S.S/ReportTv.al